Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bernard Kouchner U Kërkon Beogradit Dhe Prishtinës Të Normalizojnë Marrëdhëniet
English

Bernard Kouchner U Kërkon Beogradit Dhe Prishtinës Të Normalizojnë Marrëdhëniet

BEOGRAD, 30 korrik /ATSH-AFP/ - Ministri i Jashtëm francez, Bernard Kouchner, u bëri thirrje Serbisë dhe Kosovës të normalizojnë marrëdhëniet, "një domosdoshmëri politike", duke shtuar në adresë të Beogradit se "nuk është më koha të përsëritet e kaluara". "Normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës është një domosdoshmëri politike", thekson ministri në një intervistë të publikuar sot në të përditshmen serbe "Vecernje Novosti". "Nuk është fjala për një kusht për hyrje në BE në sensin juridik. Megjithatë, është e paimagjinueshme që këto dy vende të anëtarësohen në Bashkimin Evropian pa zgjidhur mosmarrëveshjet mes tyre dhe pa vendosur me njëri-tjetrin marrëdhënie normale mes shteteve anëtare", shtoi Kouchner. Sipas ministrit francez, mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, GJND, më 22 korrik, shënon përfudimisht fundin e një debati juridik të nisur nga Serbia. Gjykata u shpreh në një mendim jodetyrues për shtetet se shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008, nuk shkel të drejtën ndërkombëtare. "Tashmë është e qartë për të gjithë botën se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, cilado qofshin ndjenjat e njërit apo tjetrit lidhur me këtë", vazhdoi Kouchner. Seriba i dërgoi në fillim të javës një projektrezolutë Kombeve të Bashkuara, që propozon hapjen e bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës për "të gjitha çështjet e hapura" mes tyre. Iniciativa u prit negativisht në Prishtinë dhe nga evropianët të cilët shprehen se me anë të saj Beogradi po përpiqet të rifillojë bisedime për statusin e Kosovës. /I.Pu.
KOMENTE