Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Greqi - Greva Bllokon 100 000 Turistë Nga Vendet E Ballkanit
English

Greqi - Greva Bllokon 100 000 Turistë Nga Vendet E Ballkanit

ATHINË, 30 korrik /ATSH-AFP/ - Të paktën 100 000 turistë grekë dhe shtetas të vendeve të Ballkanit kanë mbetur të bllokuar në pjesën veriore të Greqisë për shkak të grevës të pronarëve të kamionëve dhe karburanteve, theksoi sot gazeta greke "Ekspres". Sipas hotelierëve, greva ka pasur ndikime në turizmin e pjesës veriore të Greqisë pasi qindra mijëra turistë nga Maqedonia, Serbia, Bullgaria dhe Rumania, si dhe grekë nga pjesa tjetër e vendit janë detyruar të vazhdojnë të qëndrojnë për shkak të mosfunksionimit të karburanteve si pasojë e grevës. Turizmi në Greqi ka pasur ulje të ndjeshme pasi janë anuluar 10 për qind e aranzhimeve turistike të cilat përfshijnë transport personal. Vetëm në zonën Pierija nga fillimi i javës janë anuluar 25 000 rezervime./ /ec/
KOMENTE