English

I gjenden armë dhe fishekë në makinë, arrestohet i riu nga Laçi

Laç, 30 Korrik, NOA – Rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm, forcat e policisë kanë realizuar arrestimin në flagrancë të Mevlad Kolicit, një djalë 18-vjeçar banues në Laç.

Ngjarja konfirmohet prej tyre pë agjencinë e Lajmeve NOA, të cilat bëjnë me dije se arrestimi i këtij personi u bë pasi gjatë një kontrolli të ushtruar nga patrulla e përgjithshme në automjetin e tij Benz 250, me targë LA 8298 A, që drejtohej prej tij në ato momente, u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri mod-56, si edhe 2.70 copë fishekë.

Menjëherë nga ana e strukturave të policisë u kryen të gjitha veprimet e duhura procedurale, ndërsa materialet iu kaluan prokurorisë së Kurbinit, për veprën penale të “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE