English

Letër nga diaspora Topit: Nënshtetësi shqiptare, gjithë shqiptarëve!

Tiranë, 30 Korrik, NOA – Në emër të shqiptarëve nga diaspora, një grup prej 62 personash i kanë dërguar sot një letër të hapur presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, duke i kërkuar nënshtetësi shqiptare.

“Të gjithë shqiptarëve nga Shqipëria etnike dhe diasporës t’u jepet nënshtetësi shqiptare.

Nuk ju kërkojmë më shumë, veç atë që ju obligon Kushtetuta dhe Preambula e saj”, thuhet në këtë letër.

Duke shtuar se në Kushtetutën e Shqipërisë caktohet qartë fraza “... me aspiratën e popullit shqiptar për identitet dhe bashkim kombëtar ...”.

Dhe duke i përmendur kreut të shtetit se dokumenti themeltar i shtetit parashikon në nenin 8 të saj saktësisht “1. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj dhe 2. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat e shtetasve shqiptarë me banim të përkohshëm ose të përhershëm jashtë kufijve të vet”.

“Ka ardhur momenti që të tregoni dhe të veproni shqiptarisht se shqiptarët me marrjen e nënshtetësisë tregojnë se janë komb 15 milionësh”, thuhet në këtë deklaratë.

Në fund, theksohet se “dhënia e nënshtetësisë shqiptarëve të të gjithë trojeve etnike dhe diasporës do të jetë një përforcues i madh i identitetit shqiptar dhe do të tregojë se shqiptarët janë të bashkuar në një llogore të vetme në kërkim edhe të një shteti të vetëm kombëtar, Shqipëria e Bashkuar”.

Nënshkruesit e letrës

Vera Dushi

Fahri Petlla

Ismail Osmani

Sazan Prapaniku

Afrim Nimanaj

Njiazi Hoti

Fisnik Dedvukaj

Fadil Shyti

Muzbajdin Qamili

Avni Morina

Besnik R. Bardhi

Lek Lulgjuraj

Edmond Ismailati Marjeta Ismailati

Jehona Anohej

Saimir Nikçi

Durim Lika

Jeton Rama

Ledion Sinani

Ilir Berisha

Avni H. Lushtaku

Ana Hoxha

Ilirian Bytyçi

Beqir Elshani

Luard Kullolli

Salih Mehmeti

Fahredin-Qeflije Bektashi

Fadil Demaku

Faton Shabani

S. Gjon Bala

Skender Hasangjekaj

Avni Bilali

Pran Gjeloshi

Fehmi Ramadani

Destan Sela

Ferat Koca

Fexhri Asipi Abrashi

Afrim Domi

Engjell Buxhaku

Frashër Oseku

Albion Rexha

Arben Govori Shaban Gashi Korab Rexha Granit Rexha Blerim Nreci Muhamet Hoxhaj Ardijan Gojani Matilda A. Rezniqi Granit Krasniqi

Tini Radoniqi Arbios Skivjani Arianit Skivjani Alban Palushi Ardian Mehmeti Viktor Nicaj Shpat Rexha Fatmire Vllasaliu Mili Blend Ahmeti Anton Kalaj Blerina Tovërlani Yll Rexha

n.e/NOA

KOMENTE