Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mburoja Hapësinore - Çeki: Shba Do Të Hapë Një Qendër Alarmi
English

Mburoja Hapësinore - Çeki: Shba Do Të Hapë Një Qendër Alarmi

PRAGË, 30 korrik /ATSH-ANSA/ - Në kuadër të projektit të mbrojtjes antiraketë, Shtetet e Bashkuara do të hapin në Republikën çeke një qendër alarmi parandalues që do të jepte informacionin e parë dhe të menjëhershëm për një rrezik të mundshëm raketor, shkruan sot e përditshmja ekonomike "Hospodarske". Sipas gazetës, Pentagoni i ka kërkuar Kongresit mjetet financiare të nevojshme për hapjen e qendrës në fund të këtij viti. "Pala amerikane propozon krijimin në Republikën çeke të një impianti me sensorë që do të jepte alarmin e menjëhershëm për një rrezik raketor", ka deklaruar për gazetën kryeministri çek Petr Necas. "Për mua është një hap i parë simbolik", deklaroi ministri i Mbrojtjes Alexandr Vondra, ish-zëvendëskryeministri për punët evropiane dhe një promovues i madh i projektit të Georg Ë. Bush që parashikonte ndërtimin e një radari antiraketor në Çeki, në kuadër të mburojës hapësinore amerikane. Por ky projekt u anulua vitin e kaluar nga administrata e presidentit Barak Obama. Megjithatë Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të lëvrojnë gjatë këtij vitit 2.2 milionë dollarë për mbrojtjen nga raketat. Shërbimi në qendër duhet të garantohet nga ushtarakët çekë. /e.v/
KOMENTE