English

Moti, Rriten Temperaturat Në Vend

TIRANË , 30 Korrik/ ATSH- Suada Daci/- Nga dita e djeshme janë rikthyer përsëri temperaturat e larta në vend, ndërsa meteorologët parashikojnë një fundjave me mot te qëndrueshëm dhe temperatura me të larta krahasuar me ditët që lamë pas. Edhe Tirana është përfshirë nga tempetaraturat të larta ku specialistë të Shërbimit Meteorologjik bëjnë të ditur se temperatura maksimale në kryeqytet do të shënojë 33 gradë dhe ajo minimale 20 gradë celcius, me një rritje prej 4 gradë, krahasuar me disa ditë më parë, kur temperatura më e lartë shënoi 29 gradë celcius. Sinoptikanët sqarojnë se "i nxehti afrikan", që pushtoi për disa ditë vendin tonë, do të rikthehet sërish në fillim të gushtit./n.m/
KOMENTE