Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Plagosën kosovarin në lokalin “Laguna”, kapen dy vëllezërit nga Durrësi
English

Plagosën kosovarin në lokalin “Laguna”, kapen dy vëllezërit nga Durrësi

Durrës, 30 Korrik, NOA – Forcat e policisë së Durrësit kanë mundësuar arrestimin në flagrancë të dy vëllezërve, të cilët dyshohet se kanë marrë pjesë në ngjarjen e ndodhur dy javë më parë në lokalin “Laguna”, ku mbeti i plagosur një person.

Lajmi bëhet me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA prej tyre, duke konfirmuar se të ndaluarit janë vëllezërit Geri dhe Ali Bërdaku, përkatësisht 21 dhe 24-vjeç, që të dy banues në qytetin bregdetar.

Mësohet se ata janë shpallur në kërkim ndë datën 16 korrik, pasi rezultojnë si persona të dyshuar që kanë marrë pjesë në ngjarjen e ndodhur në lokalin “Laguna” ku në orën 20.30 të datës 15.07.2010, ka mbetur i plagosur me pistoletë, 40-vjeçari me inicialet G.A., lindur në Gostivar e banues në Tiranë.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore dhe nga konsultimi me prokurorinë e Durrësit, u vendos qe hetimi i tyre të kryhet në gjendje të lirë.

Ndërsa materialet për veprat penale të tentativës së vrasjes me dashje dhe mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake, iu kaluan për ndjekje të mëtejshme prokurorisë.

n.e/NOA

KOMENTE