Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia: Ne Fier Arrestohen Dy Mjeke Per Korrupsion, Nje Tjeter Ne Kerkim
English

Policia: Ne Fier Arrestohen Dy Mjeke Per Korrupsion, Nje Tjeter Ne Kerkim

TIRANE, 30 Korrik/ATSH-M. Shkurta/. - Drejtoria kundër Krimit Financiar, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier dhe Njësinë Taks-Force në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, finalizuan me sukses operacionin e koduar "Shkodrani", duke arrestuar ne flagrance Tushe Qalliu, 49 vjeç mjeke dhe Leon Shpataraku 46 vjeç mjek-kirurg, të dy anëtarë të Komisionit të Paaftësisë për Punë, ndërsa eshte shpallur ne kerkim Stavri Furrxhiu, 66 vjeç mjek-neuropsikiatër dhe kryetar i Komisionit të Paaftësisë për Punë. Burime nga Policia e Shtetit bene te ditur sot per ATSH-ne se, "këta shtetas akuzohen për veprën penale "Korrupsion pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike". Finalizimi i ketij operacioni u be si rezultat i nje hetimi disamujor, në fokus të të cilit ishte Komisioni i Trajtimit të Aftësive për Punë pranë Drejtorisë së Sigurimeve Shoqërore Qarku Fier. Te tre këta shtetas, në periudha kohore të ndryshme në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shfrytëzuar funksionin e tyre, kanë përvetësuar shuma të ndryshme monetare në favor të dhënies së të drejtës për t'u trajtuar si të paaftë për punë nga Drejtoria e Sigurimeve Shoqërore. Sipas te njejtave burime, materialet procedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për veprime të mëtejshme./n.m/
KOMENTE