Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama:Vendi I Përfshirë Nga Kriza E Ekonomisë Dhe E Eshtetit Të Së Drejtës
English

Rama:Vendi I Përfshirë Nga Kriza E Ekonomisë Dhe E Eshtetit Të Së Drejtës

TIRANË, 30 Korrik/ATSH/.- Kryetari i Partisë Socialiste (PS), Edi Rama, gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me gazetarët, deklaroi se vendi është i përfshirë nga kriza e demokracisë, e shtetit të drejtës dhe e ekonomisë. Kreu socialist, duke kritikuar buxhetin e rishikuar, i miratuar së fundi në parlament, tha se ky ai "është i pamjaftueshëm për të përballuar krizën në vend". "Ky buxhet i rishikuar dhe i padiskutuar nen për nen, si asnjëherë tjetër në historinë e parlamentit shqiptar në periudhën e tranzicionit demokratik, është tërësisht i pamjaftueshëm si masë për të përballuar krizën. Kriza ka vënë poshtë vendin. Ajo ka nisur shumë përpara dhe qeveria përpiqet ta ndjekë nga pas duke u munduar ta fshehë. Ky rishikim i buxhetit nuk është as më shumë e as më pak, por pranimi më kuptimplotë i ekzistencës së një krize që ka prekur ekonominë shqiptare", deklaroi Rama para gazetarëve. Në takimin e sotëm me mediat, kryetari i PS-së komentoi debatin e fundit politik mes maxhorancës dhe Presidencës së Republikës për çështjen e emërimit të kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, duke e lidhur me arsyen e "vjedhjes së votave në 28 Qershor". "Kriza me Presidentin e Republikës vjen në formën e një kërkese aspak etike, qoftë edhe në shprehje, adresuar si akuzë ndaj presidentit për gjoja 'shkelje të Kushtetutës' për bllokimin e Gjykatës Kushtetuese, që sot është në këtë derexhe, pikërisht për faj dhe përgjegjësi ekskluzive të atyre, që akuzojnë mbi karriget e pushtetit të vjedhur dhe që gjatë gjithë këtij viti ka treguar përditë, se arsyeja themelore e vjedhjes së votave më 28 qershor ka qënë babëzia dhe vullneti i mbrashtë për të vënë nën kontroll, çdo gjë duke i gjunjëzuar Shqipërinë dhe shqiptarët nën një rend punësh në kundërshtim me rendin kushtetues", tha Rama. Ai vijoi me krizën ekonomike në vend, për të cilin tha se "thellohet përditë manipulimi dhe fallsikimi i të dhënave". "Të dhënat në gojën e kryeministrit shfaqen si për një ekonomi në lulëzim, por në tërësinë e punëve të vendit, shfaqet si rrënim. Përballë kësaj situate, sot më shumë se kurrë Shqipëria ka nevojë për ndryshim, për të parë me kurajo në rrugë të reja dhe për t'u ndarë me guxim nga ky pushtet i mbrapshtë, i cili pas grabiti zgjedhjet, u humbet përditë shqiptarëve mundësinë për vende pune e shpresa", tha kryetari i PS-së. /a.s//n.m/
KOMENTE