English

Shkoder: Topalli- Studenteve: Ju Do Te Jeni Mbrojtesit Me Te Mire Te Ligjit

SHKODËR, 30 Korrik/ATSH-G. Marku/- "Ju do te jeni mbrojtesit me te mire te ligjit", ju drejtua Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli sot studentëve të Fakultetit Juridik ne Universitetin "Luigj Gurakuqi" gjatë ceremonisë së ndarjes së diplomave. Kryeparlamentarja Topalli shprehu besimin se studentët do të jenë mbrojtësit më të mëdhenj të ligjit, dhe se nuk do të lejojnë kurrë që të bëhet kompromis me të drejtën dhe ligjet themelore të shtetit. "Ne ne Shqipëri kemi nevojë për një brez të ri juristësh të lirë, të çliruar nga çdo gjë, por edhe të vendosur për të qënë të pakompromentuar në raport me ligjin, për të qënë garant i tij, sepse ky vend më shumë se çdo tjetër ka nevojë për drejtësi", u shpreh Topalli. Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, theksoi faktin që të diplomuarit e sotëm janë gjenerata e 15-të e Fakultetit Juridik të Universitetit "Luigj Gurakuqi" në Shkodër. "Ky Fakultet ka diplomuar juristë të talentuar që japin kontributin e tyre në sistemin e drejtësisë shqiptare, në admistratën publike deri në nivelet më të larta, në sektorin privat, shoqërinë civile, ndërsa shumë syresh kontribuojnë sot në nivelet më të larta të politikës shqiptare", tha Tafaj. Ai vlerësoi se fakulteti tashmë 17-vjeçar, është ndër më të rëndësishmet në Universitetin e Shkodrës dhe po luan rol parësor në përmbushjen e misionit për ta bërë një qëndër të fuqishme të zhvillimit të rajonit. "Fakulteti juaj ofron edhe nivelin e ciklit të dytë për të dy llojet e masterit. Vitin e kaluar në Universitetet tona publike u pranuan rreth 9500 studentë në ciklin e dytë. Jam i sigurtë që këtë vit Universitetet tona publike do të pranojnë më shumë studentë", tha ai. /a.ke/
KOMENTE