Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Europa League/ Salihi Dhe Cana, Barazim Në Ndeshjet E Para Të Turit Të Dytë
English

Sport-Europa League/ Salihi Dhe Cana, Barazim Në Ndeshjet E Para Të Turit Të Dytë

TIRANË, 30 Korrik/ ATSH- Gjergji Mima/ - Rapid Viena ka marre një barazim në ndeshjen e parë kundër PFC Beroe Stara Zagora të Bullgarisë në Sofje. Ndeshja e raundit të tretë kualifikues të Europa League është mbylluar me rezultatin 1-1. Rapid Viena ka kaluar në avantazh në minutat shtesë të pjesës së parë nga pika e penalltisë me Hofmann. Vendasit barazuan në pjesën e dytë me anë të Zlatinov, pesë minuta para përfundimit të ndeshjes. Në këtë ndeshje u aktivizua edhe sulmuesi shqiptar Hamdi Salihi. Ai u fut në fushë në minutën e 65-të duke zënë vendin e Gartler. Kjo ishte ndeshja e dytë për Salihin në këtë sezon të Europa League, ndërsa ka luajtur edhe në dy ndeshjet e kampionatit. Shkodrani akoma nuk ka shënuar, por ka një asist në kampionat. Lorik Cana ka debutuar në ndeshje zyrtare me skuadrën e tij te Gallatasarai, në ndeshjen e parë në Europa League kundër OFK Beograd. Skuadra turke ka zhgënjyer në këtë ndeshje duke barazuar me rezultatin 2-2 dhe duke vënë kështu në dyshim kualifikimin për tej, pasi mund të eleminohet menjëhere nga Europa. Ashtu siç kishte thënë dhe trajneri Rajkard përpara ndeshjes, Lorik Cana ishte në stol, pasi akoma nuk është në formën optimale dhe është disa kile mbi peshën e duhur. Turqit u duk se do ta kishin të lehtë fitoren pasi krijojnë disa raste dhe në minutën e 26-të, Arda i kalon në avantazh pasi portieri mik nuk arrin të ndalojë gjuajtjen e tij nga brenda zone. Në minutën e 76-të është po ai që dyfishon rezultatin për Gallatasarain. Por miqtë nga Serbia shkurtojnë diferencen me Kristiç që shënon në minutën e 80-të me një gjuajtje nga jashtë zonës. Rajkard kërkon të mbrojë rezultatin dhe me ndërrimin e fundit fut mesfushorin e kombëtares shqiptare në vend të Barish Ozbek. Por kalon vetëm një minutë dhe OFK barazon me Injac që shënon me kokë pas një goditje nga këndi, pasi gjendet i vetmuar në mes të zonës. Gallatasarai tenton të shënoje golin e fitores në minutat e mbetura por është përsëri OFK që i afrohet edhe një herë golit. Kështu ndeshja mbyllet në barazim 2-2 dhe turqit do ta kenë të vështirë të arrijnë kualifikimin në Beograd në ndeshjen e kthimit. /a.ke/
KOMENTE