Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vlore: Trefishohet Popullsia Me Ardhjen E Emigranteve E Pushuesve
English

Vlore: Trefishohet Popullsia Me Ardhjen E Emigranteve E Pushuesve

VLORE, 30 korrik/ATSH-H.Koçi/.- Gjatë këtyre ditëve, popullsia në Vlorë është trefishuar për shkak të ardhjes së emigrantëve që do të kalojnë pushimet në vendlindje, por dhe pushuesve dhe turistëve të huaj, që kanë zgjedhur bregdetin e Vlorës për sezonin veror. Nënkryetari i Bashkisë së Vlorës, Edmond Leka, thotë për ATSH-në se, aktualisht popullsia e qytetit llogaritet të ketë arritur në rreth 400 mijë banorë, nga 150 mijë që është numri i qytetarëve vlonjatë. Sipas tij, fluksi i pushuesve ka ardhur në rritje dhe do të vazhdojë me këtë tendencë në ditët në vijim. Një pjesë prej tyre, kanë zgjedhur për t'u akomoduar banesat e shumta që jepen me qera për periudha të ndryshme ditore dhe hotelet në qytet e përgjatë vijës bregdetare. Pushuesit e shumtë frekuentojnë plazhet përgjatë bregdetit dhe mjediset e tjera argëtuese në orët e mbrëmjes. Gjatë këtij sezoni, janë përmirësuar ndjeshëm kushtet dhe standardet e shërbimit ndaj pushuesve në mjediset e pushimit dhe në pikat e vizitueshme turistike në trevat e Vlorës, bashkë me infrastrukturën rrugore, furnizimi i pandërprerë me energji elektrike etj. Gjatë këtij sezoni është përmirësuar shërbimi i transportit urban, ku janë futur edhe 20 autobuzë të rinj, krahas 12 ekzistues. Aktualisht, ky shërbim transporti funksionon edhe në linjat përgjatë bregdetit deri në Rradhimë. /a.ke/
KOMENTE