Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Flora Dhe Fauna/ Rreziku Që Vjen Nga Dora E Njeriut Dhe Mungesa E Ndërgjegjësimit
English

Flora Dhe Fauna/ Rreziku Që Vjen Nga Dora E Njeriut Dhe Mungesa E Ndërgjegjësimit

EGJËSIMIT TIRANË, 31 Korrik/ATSH-Eriola Çuko/ - Rrëqebulli i Ballkanit, çakalli, apo dhe ariu i murrmë, etj, klasifikohen lloje të kërcënuara, që meritojnë kujdes dhe vëmendje të veçantë. Arriu i murrmë është një ndër elementët më të çmuara të biodiversitetit shqiptar, që luan rol në mbrojtjen e tij, por kjo specie është e rrezikuar kryesisht nga njeriu. "Përderisa arinjtë dhe njerëzit popullojnë të njëjtën hapësirë lind nevoja për të siguruar bashkëjetesën mes tyre. Aty ku kjo mungon, habitatet natyrore të arinjve shkatërrohen dhe ata zhduken", thonë ambjentalistët. Mendohet se popullata e ariut të murrmë në vend ka rënë ndjeshëm nga fundi i viteve '80. Rrëqebulli i Ballkanit, i cili përfaqëson popullatën më të vogël dhe më pak të njohur autoktone në Europë gjendet sot në katër shtete të rajonit, në Shqipëri , Mali i Zi, Maqedoni dhe Kosovë, ndaj dhe zbatimi i planit të veprimit për rrëqebullit kërkon bashkërendim në nivel më të gjerë. Masa mbrojtëse përfshijnë ruajtjen dhe shërimin e ekosisitemeve të larta malore dhe pyjet e vjetër të virgjër të përzjerë, si burime jetike për mbijetesën e rrëqebullit të Ballkanit. Specialistët pohojnë se "kur rehabilitimi në shkallë të gjerë i habitateve është i vështirë ose i pamundur, nevojiten korridorë linearë për të favoriazuar shpërndarjen brenda popullatës". Ata rekomandojnë marrjen e masave për ndalimin e vdekjeve direkte të rrëqebulit nga veprimtaritë humane direkte, ose indirekte, për pakësimin apo ndalimin e vdekjeve natyrore përmes përmirësimit të cilësisë së habitatit në zonat rrëqebullmbajtëse. Ndër veprimet e rekomanduara janë ndalimi i tregtisë së rrëqebullit të balsamosur, përkrahja e zhvillimeve të përshtatshme në zonat malore, mbrojtja dhe restaurimi i rrëqebullit, rehabilitimi i gjahut natyror dhe mbrojtja e habitateve, ku rritet ky lloj, etj. Rëndësi të veçantë në këtë drejtim merr dhe edukimi dhe informimi i publikut. Edhe pse plani i veprimit është hartuar, ende nuk dihet se kur do të nisë zbatimi, kur do të jetë efektiv dhe kur turistët do të mund të vizitojnë rezervatet natyrore me këtë specie të rrallë. Rrëqebulli i Ballkanit, pak i njohur dhe i studiuar, mendohet të jetë një nënlloj i veçantë i atij euroaziatik. Në Shqipëri rrëqebulli popullon një zonë ekologjike prej më pak se 2500 kilometër katrorë. Rrëqebulli ka patur një rënie, që ka përsfhirë një humbje pej 60 % të territorit të shtrirjes midis viteve 1950 dhe 2006, ç'ka ilustron shpejtësinë e zhdukjes së tij. Në vitin 1950, bazuar në të dhënat, mendohet të kenë qenë rreth 86 individë, në 1960 rreth 61, në vitin 1970 rreth 46, në vitin 1980 rreth 40 individë, në vitin 1990 rreth 27, e kështu deri në vitin 2006 kur shënohen vetëm 28 individë të tillë. Zonat më të pasura me çakall, specie e rrezikuar dhe që aktualisht takohet vetëm në zonën bregdetare të vendit, rezultojnë ato përreth grykëderdhjes së Shkumbinit dhe Erzenit. Në zonën Drini-Lezhë (Kune-Vaine), janë gjetur 3 deri në 5 individë; në zonën Erzen-Rrushkull, prania e çakallit është ndeshur me 13-23 individë; në Shkumbin (Karavasta-Spille), 32-42 individë; në Seman, 11-15 individë. - A mjaftojnë vetëm konventat? - "Për të frenuar kërcënimin ndaj llojeve të florës dhe faunës, janë marrë një sërë masash. Shqipëria tashmë është palë në Konventën e Biodiversitetit, e po kështu ka një paketë të plotë ligjore në fushën e natyrës dhe të biodiversitetit, e cila po përafrohet me legjislacionin europian, veçanërisht me direktivat e habitateve dhe shpendëve të egër", thotë Sajmir Hoxha, drejtor i Biodiversitetit në Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave. Sipas tij, vendi ka hartuar edhe një seri ligjesh për të mbrojtur florën dhe faunën. Për disa lloje te veçanta, janë hartuar plane veprimi të detajuara për mbrotjen dhe shtimin e tyre, si rrëqebulli, ariu i murrmë, etj. Me një plan ambicioz, Shqipëria po punon për shtimin e rrjetit ekologjik të zonave të mbrojtura si zona për ruajtjen e biodiversitett midis llojeve dhe habitateteve. Sipërfaqja e zonave të mbrojtura ka arritur tashmë në 13 % në shkallë vendi. Në vend, numërohen 15 parqe kombëtare dhe një numër i konsiderueshëm monumentesh natyrore e zona të tjera te mbrojtura. Por pavarësisht masave dhe ligjeve, flora dhe fauna kanë nevojë për shpëtim, në mënyrë që askush të mos ndjehet fajtor në të ardhmen për shkatërrimin e një pasurie, që është dhe një burim zhvillimi për turizimin, qoftë ky malor apo detar./n.m/
KOMENTE
  • Nexhi Lace17:54 - 06 Prill 2011
    me nje plan ambicioz SHqiperia po punon per shtimin e rrjetit ekologjik te zonave te mbrojtura