Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hashim Thaçi: Për Kosovën dhe gjithë rajonin, fillon një kapitull i ri
English

Hashim Thaçi: Për Kosovën dhe gjithë rajonin, fillon një kapitull i ri

Prishtinë, 31 korrik, NOA – Ish-shefi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ecën me një taktikë të re.

Hashim Thaçi është krenar të ketë udhëhequr një “luftë të justifikuar” me UÇK-në.

Si kryeministër i Kosovës, ai kërkon partneritet.

Hashim Thaçi do të krijoj vende të reja pune dhe të fokusohet në çështjet shoqërore, theksohet në tekstin hyrës të “Die Welt”.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se perspektiva e rajonit është anëtarësimin në NATO dhe Bashkim Evropian.

“Për Kosovën dhe gjithë rajonin tani ka filluar një kapitull i ri, i cili parasheh një bashkëpunim rajonal si dhe integrimin në strukturat e BE dhe NATO-s. Këtë do të konsolidoj vendi ynë. Edhe më shumë shtete do të njohin Kosovën, edhe ato pesë vende të BE të cilat ende nuk e kanë bërë këtë gjë. Deri tani vende si Greqia ose Spanja kishin thënë se do presin vlerësimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Me përgjigjen e dhënë nga ky institucion tani është gjithçka e qartë dhe ka ardhur koha për vendime”, ka deklaruar kryeministri i Kosovës.

Ai shprehet e kënaqur me arritjet e deritanishme të shtetit të ri Kosovës.

“Ne kemi stabilizuar institucionet dhe kemi filluar reforma të mëdha në përmbushjen e standardeve të BE. 69 shtete na kanë njohur. Jemi anëtare e Bankës Botërore dhe Fondit Monetarë Ndërkombëtarë dhe së shpejti do jemi anëtarë të Bankës Evropiane për Zhvillim. Kemi implementuar 90 % të planit të Ahtisaarit dhe kemi krijuar një vend demokratik dhe multi-etnik:

Pjesëmarrja rekord e serbëve në zgjedhjet e fundit komunale është një gjë që kohë më parë nuk do mund të mendohej”, është shprehur Thaçi.

Por ai nuk mohon faktin se pjesa veriore e qytetit të Mitrovicës, mbetet akoma sfidë për qeverisjen aktuale.

“Sfidë për ne është ende Mitrovica veriore (kryesisht e kontrolluar nga serbët). Mirëpo pas dhjetë vitesh, për herë të parë, në këtë pjesë kemi hapur një zyre kontaktuese të Republikës së Kosovës. Shumë shpejtë gjykata do të filloj punën. Një problem tjetër është papunësia e madhe. Luftën e fituam, tani duhet të dëshmohemi në paqe, të krijojmë vende të reja pune dhe të fokusohemi në çështje shoqërore, ka shtuar Thaçi.

Në intervistën për median “Welt Online” ai ka theksuar se Kosova po bëhet më sovrane dhe në të ardhmen duhet të veprojë me më pak mbikëqyrje ndërkombëtare.

NOA-INA

KOMENTE