English

Korçe: Arrestohen Tre Persona Per Kultivim Te Bimeve Narkotike

KORCE, 31 korrik / ATSH- Behar Fejzulla /. - Policia e Kolonjës ka arrestuar tre shtetas nën akuzën "Për kultivim të bimëve arkotoke". Zëdhënësja e Drejtorisë së Policisë Korçë, Eftiola Kacorri, bëri të ditur se, "policia arrestoi ditën e shtunë shtetasit, Kujtim Rushiti, 47 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Mbreshtan, komuna Novoselë, rrethi i Kolonjës, me detyrë kryetar i këtij fshati, i cili ka konsumuar veprën penale "Shpërdorim detyre, moskallëzim krimi dhe kultivim i bimëve narkotike". Po ashtu, u arrestuan edhe shtetasit, Aqif Doda, 54 vjeç dhe Ehthem Beqo, 58 vjeç, të dy banorë të fshatit Mbreshtan. Sipas te njejtit burim, arrestimi i këtyre shtetasve është bërë, pasi në fshatin Mbreshtan ata kishin mbjellë 559 rrënjë bimë canabis sattiva në dy parcela. Mbi ta rëndon akuza për veprën penale të "Kultivimit të bimëve narkotike". Elementë të kësaj vepre i ka konsumuar edhe shtetasi Ali Dedgjoni, 44 vjeç, lindur dhe banues në Memaliaj, Tepelenë, i cili është shpallur në kërkim. Policia sekuestroi bimët narkotike si provë materiale. /a.ke/
KOMENTE