Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri Thaçi: Vizioni I Republikës Së Kosovës Është Bashkëpunimi
English

Kryeministri Thaçi: Vizioni I Republikës Së Kosovës Është Bashkëpunimi

PRISHTINË, 31 Korrik/ATSH-B. Jashari/.- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, theksoi sot në Prishtinë, pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Dimitris Droutsas, se "jemi për bashkëpunim ndërshtetëror me Serbinë dhe në të njëjtën kohë shprehim gatishmërinë që t'i kontribuojmë këtij bashkëpunimi, paqes, stabilitetit, perspektivës rajonale dhe asaj evropiane". "Vizioni i Kosovës është bashkëpunimi me të gjitha shtetet e rajonit", tha Thaçi, duke shtuar se në "kuadër të këtij vizioni kemi një bashkëpunim të mirë edhe me Maqedoninë, edhe me Shqipërinë, edhe me Malin e Zi dhe këtë bashkëpunim, në kuadër të perspektivës euro- atlantike, besojmë se do ta kemi edhe me Serbinë". Kryeministri Thaçi vlerësoi rolin e rëndësishëm të Greqisë në bashkëpunimin në rajon, duke vënë në dukje se "sot kemi bashkëpunim biletaral në shumë fusha, bashkëpunim ky që po jep rezultatet e veta edhe në konsolidimin e Kosovës, por në të njëjtën kohë edhe të perspektivës sonë evropiane". Ndërsa ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Dimitris Droutsas, theksoi se të 27 shtetet anëtare të BE-së "pajtohen për një gjë shumë të rëndësishme, që rajoni të ketë një të ardhme të qartë evropiane dhe kjo është e ardhmja për gjithë rajonin. Dhe këtu si në Greqi, me shumë krenari, mund të themi se u përkasim atyre shteteve të cilat kanë promovuar dhe po e promovojnë këtë ide për të ardhmen evropiane të rajonit, në një mënyrë mjaft efikase". "Ky është mesazhi kryesor të cilin unë e përcolla sot këtu, dhe ky është mesazhi të cilin unë ja përcolla edhe zotit kryeministër dhe ky është mesazhi ynë për Prishtinën, gjithashtu edhe mesazhi ynë për Beogradin, për ta parë të ardhmen tonë brenda BE-së", tha ministri i Jashtën grek në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Thaçi./s.s./
KOMENTE