English

Maqedonia kundër principeve të NATO-s

Shkup, 31 korrik, NOA – Ambasadori i sapoemëruar i Maqedonisë në NATO, Martin Trenevski kritikoi principin e solidaritetit të NATO-s, duke thënë se në bazë të tij , Greqia po kryen agresion politik dhe ekonomik ndaj Maqedonisë.

Në ekspozenë e tij para Komisionit parlamentar për politik të jashtme, ndër të tjera ai tha se, Maqedonia me pa të drejtë po mbahet e pa integruar dhe se ai me detyrën e rë do të angazhohet që pengesa e emrit të tejkalohet.

Ndërkohë, këto deklarata nga partitë opozitare në Maqedoni janë vlerësuar si skandaloze dhe jo diplomatike, raporton agjencia e lajmeve INA.

Deputeti i LSDM, Igor Ivanovski tha se “është shumë e rrezikshme që ambasadori i ri publikisht deklaroi se në kundërshtim me principet e NATO-s”. Këto deklarata ai i cilësoi si skandaloze dhe jo diplomatike.

Edhe deputeti i Demokracisë së Re, Sulejman Rushiti tha se partia të cilës i takon ai është e shqetësuar thellë për simptomën e fundit të Qeverisë e cila dita ditës dëshmon dhe shfaq , agjendën Anti- NATO dhe Anti- BE.

“Me emërtimin e z-ri Martin Trenevski dhe me arsyetimet e tij të cilat i dha para Komisionit për Politik të Jashtme në Kuvendin e R. së Maqedonisë nuk mund të mos jemi të shqetësuar për këtë politik anakrone, për këtë politik e cila e çon Maqedoninë drejt izolimit total në vend që ta rradhisë në familjet e progresit në familjet e vendeve Evropiane, në familjet e vendeve të NATO-s, e rradhit në vendet e regresit deri deri në deklaratat e tij që NATO-ja ka kriz në Afganistan duket si njè dëshirë fëmijërore e z-ri Trenevski që të dështojë forca progresive dhe ai të kënaq egon e tij”, deklaroi Rushiti.

Ndërkohë, partia VMRO-DPMNE, e cila udhëhiqet nga kryeministri i Nikolla Gruvski i ka dalë në mbrojtje ambasadorit të ri, duke theksuar se ai përfaqëson qëndrimet e qeverisë së Maqedonisë. Nga VMRO-DPMNE kanë deklaruar se politika greke është politikë e animozitetit dhe antagonizmit ndaj Maqedonisë.

NOA-INA

KOMENTE