English

Pakistan - Arrin Në 800 Bilanci I Viktimave Nga Përmbytjet Në Vend

PESHAWAR, 31 korrik /ATSH-AFP/ - Ekipet e shpëtimit dhe trupat ushtarake kanë bërë të pamundurën sot për t'u ardhur në ndihmë mijëra personave të prekur nga përmbytjet në veriperëndim të Pakistanit, më të rëndat të ndodhura ne vend, të cilat kanë shkaktuar rreth 800 viktima, sipas autoriteteve lokale. "Bëhet fjalë për valën më të rëndë të përmbytjeve në provincën Khyber Pakhtunkhwa, që më parë njihej si Provinca në Kufirin Veriperëndimor dhe në historinë e vendit", deklaroi sot ministri i Informacionit të provincës, Mian Iftikhar Hussain. "Bilanci i viktimave të shkaktuara nga përmbytjet dhe incidentet e lidhura me to aktualisht ka arritur deri në 800 persona nëpër të gjithë provincën", shtoi ai. Në një bilanc paraardhës flitej për 400 viktima. Rreth 150 persona rezultojnë të zhdukur në këtë provincë veriperëndimore, ku familje të shumta jetojnë në fshatra të izoluar./ /i.p/
KOMENTE