English

Raporti: Në Kinë, 88% e dënimeve me vdekje të të gjithë botës

Uashington, 31 korrik, NOA – Kina është vendi ku jepen më shumë dënime me vdekje, krahasuar me gjithë vendet e tjera në botë, pasuar me Iranin.

Kështu pohon një raport i fundit, sipas të cilit në vitin 2009 vendet të cilat kanë pasur dënime të shumta me vdekje ishin 18, ndaj 26 të tillave në vitet 2007-2008.

Ndërkaq, në të gjithë botën vihet re tendenca e braktisjes graduale të dënimit me vdekje, e cila duket nga rënia e numrit të ekzekutimeve në to.

Kështu, në vitin 2009 dhe në gjashtë muajt e parë të vitit 2010, nuk ka patur ekzekutime në 9 vende që e kanë bërë këtë gjë në vitin 2008 si Afganistani, Bahreini, Emiratet e Bashkuara Arabe, Indonezia, Mongolia Pakistani apo Somalia.

Në anën tjetër, tre vendet që kanë rifilluar dhënien e dënimeve me vdekje janë Tailanda me dy të tilla në vitin 2009, pas një ndalese në vitin 2008; Tajvani me 4 raste.

Ndërsa Kina, Irani dhe Iraku mund të cilësohet si tre vendet e xhelatëve ku konkretisht në vitin 2009 Kina ka kryer rreth 5000 ekzekutime me vdekje, që përfaqësojnë rreth 88 % të atyre që kryhen në të gjithë botën, Irani ka bërë të paktën 402 dhe Iraku të paktën 77 të tilla.

Përsëri, i bie që Azia është konfirmuar të jetë të kontinenti ku mund të ushtrohen pothuajse të gjitha të dënimit me vdekje në mbarë botën.

n.e/NOA

KOMENTE