Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zero Tolerancë Ndaj Shkelësve Të Kodit Rrugor
English

Zero Tolerancë Ndaj Shkelësve Të Kodit Rrugor

- Drejtori i Policisë Rrugore në Policinë e Shtetit, Vullnet Topalli, apel qytetarëve për respektim të Kodit Rrugor - TIRANË, 31 Korrik /ATSH- M.Shkurta/. - Nuk do të ketë asnjë tolerancë dhe do të ndëshkohen maksimalisht të gjithë drejtuesit e mjeteve që nuk respektojnë legjislacionin rrugor gjatë drejtimit të automjeteve, duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve. Struktura e re e Policisë Rrugore, e ngritur së fundmi me reformën e bërë në Policinë e Shtetit, do të ndëshkojë me masa të forta administrative dhe nuk do të tolerojë asnjë shtetas që drejton mjetin në gjendje të pirë, që drejton motorat pa vendosur kaska mbrojtëse, apo automjetin pa rrip sigurimi, si dhe shkelje të tjera të legjislacionit rrugor. Në një intervistë ekskluzive për ATSH-në, Drejtori i Policisë Rrugore në Policinë e Shtetit, Vullnet Topalli, i bëri apel të gjithë drejtuesve të mjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të zbatojnë me rigorozitet normat e parashikuar në Kodin Rrugor, në mënyrë që të gjithë qytetarët e vendit të jenë më të sigurtë. Në të kundërt, mosrespektimi i këtyre normave, tha ai, mbart me vehte jetë njerëzish. Në të gjitha autostradat dhe superstradat e vendit, 24 orë në 24, efektivat e qarkullimit rrugor të Njësisë së Kontrollit të Autostradave, të pajisur me radarët dixhitalë dhe mjetet e tjera të teknologjisë së fundit, monitorojnë dhe ndëshkojnë çdo shkelje flagrante të Kodit Rrugor. Kreu i Qarkullimit Rrugor vlerësoi se, për të pasur një trafik sa më normal dhe për të ofruar pranë drejtuesve të mjeteve një siguri dhe orientim sa më të drejtë per shmangien e aksidenteve rrugore, Njësitë Rajonale të Policisë Rrugore si në Tiranë, ashtu edhe në rrethe, po monitorojnë në të gjithë vendin situatën rrugore. Topalli tha se janë vendosur shërbime shtesë në autostradat dhe superstradat e vendit edhe për shkak të ardhjes së numrit të madh të turistëve për të kaluar pushimet në zonat bregdetare, ku ndër të tjera, ai veçoi autostradën Durrës- Kukës - Morinë, ku vihet re një rritje e numrit të automjeteve që hyjnë nga Kosova. Ndër të tjera, kreu i rrugorëve u shpreh se, "struktura e re e krijuar në kuadër të reformave në Policinë e Shtetit, e ndarë në 12 njësi në bazë qarqesh, funksionon krahas Njësisë së Kontrollit të Autostradave, e përuruar në fillim të këtij muaji". Qëllimi i ngritjes së kësaj strukture është siguria në rrugë, ku angazhimi i çdo punonjësi të Policisë Rrugore është maksimal. Sipas Topallit, shërbimet e strukturave kanë qenë mjaft korrekte si në qytetin e Tiranës, në kontrollin e autostradave, ashtu edhe në zonat bregdetare, ku fluksi i madh i pushuesve ka bërë që të ketë një rritje të trafikut të automjeteve, më i rënduar se në ditë të zakonshme të vitit. Gjithashtu, ai vlerësoi se "të gjitha strukturat, si në Tiranë, ashtu edhe në rrethe, janë angazhuar maksimalisht për të pasur një trafik sa më të lirë, për të ofruar pranë drejtuesve të mjeteve një siguri apo orientim më të drejtë nga këto struktura, per shmangien e aksidenteve rrugore". Ndër të tjera, ai tha se "krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i aksidenteve me pasojë humbjen e jetës, ka qenë më i vogël. Në qarkun e Tiranës, gjatë ketij 6-mujori janë evidentuar 317 aksidente rrugore, prej te cileve 37 me pasoje vdekje, 30 persona te plagosur rende e 250 persona te plagosur lehte. Ne te njejten periudhe te vitit te kaluar jane ecidentuar 307 aksidente rrugore, prej te cilave 43 me pasoje vdeje, 44 persona te plagosur rende dhe 248 te plagosur lehte. Për parandalimin dhe uljen e numrit të aksidenteve në rrugë, në fillim të këtij muaji, në prani të Ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha, u përurua Njësia e Kontrollit të Autostradave, e krijuar pas riorganizimit të strukturës së Policisë Rrugore. Kjo njësi, e cila funksionon bazuar në sistemin "SCOUT", një sistem modern i integruar, mundëson fotografimin, filmimin dhe transmetimin online të informacionit në sallën e komandimit dhe ndërlidhet me sistemet e tjera të policisë, me sistemin e të dhënave kriminale, identifikon shkelësit e rregullave në trafik, mospagimin e masave administrative nga kundravajtësit, makinat e vjedhura vetëm duke identifikuar targën etj. Informacioni përpunohet në Qendrën e Përpunimit të Informacionit në Njësinë e Kontrollit të Autostradave, ku gjenden bazat e të dhënave mbi gjobat dhe targat e automjeteve, procesverbalet e konstatimit në vlerë dhe masë plotësuese e ku kryhet gjithashtu përpunimi statistikor i të dhënave. Kjo njësi, e cila e ka shtrirë këtë shërbim nga jugu në veri, me kapacitetet e saj profesionale do të vijë në ndihmë të çdo njësie territoriale të policisë rrugore sipas nevojës ku ka trafik të jashtëzakonshëm, sikurse është ai gjatë sezonit turistik, apo kur ka probleme të veçanta me trafikun, sikurse është ai i punimeve të fundit që po bën Bashkia e kryeqytetit. /a.ke/
KOMENTE