Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosovë - Ministri Hyseni Takon Nesër Në Nju Jork Ban Ki-Moon
English

Kosovë - Ministri Hyseni Takon Nesër Në Nju Jork Ban Ki-Moon

PRISHTINË, 1 Gusht /ATSH-B.Jashari/.- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni, vazhdon edhe javën e ardhshme aktivitetin diplomatik në Nju Jork, për ku u nis të dielën e kaluar, pas shpalljes së opinionit të GJND-së për legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës. Sipas njoftimeve që janë dhënë gjatë javës nga Ministria e Jashtme e Kosovës, ministri Hyseni nesër takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon. Ministri Hyseni do të vazhdojë takimet edhe me përfaqësues të vendeve që ende nuk e kanë njohur Kosovën, në të cilat, si edhe në letrat drejtuar 121 shteteve, pas shpalljes së opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ripërsërit kërkesën për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Në javën e parë të qëndrimit në Nju Jork ministri Hyseni ka pasur takime të veçanta edhe me përfaqësuesit e SHBA-ve, Gjermanisë, Francës dhe të Italisë në OKB, në të cilat, sipas njoftimeve nga Ministria e Jashtme kosovare, ka vënë theksin te nevoja dhe rëndësia e bashkërendimit të hapave dhe veprimeve për shpejtimin e njohjeve të reja të pavarësisë. Po ashtu, është njoftuar se ministri Hyseni ka bërë kërkesë që të marrë pjesë dhe t'i drejtohet Këshillit të Sigurimit në takimin e radhës të Këshillit për Kosovën, që pritet të mbahet të martën, më 3 gusht. /s.s./
KOMENTE