Peqin: Aksident Automobilistik, Plagosen Pesë Shtetas
					  PEQIN, 1 Gusht/ ATSH-Miranda Sadiku/.- Pesë shtetas u plagosën mesditën e sotme në një aksident në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në vendin e quajtur "Unaza e Peqinit".
     Burime të Komisariatit të Policisë së Peqinit bënë të ditur se "si pasojë e përplasjes së një mjeti tip 'Skoda' me tragë BA 404 TA dhe mjetit tip 'Benz', me targë CD 289RB, u plagosën shtetasit Erlin Xhafa 16 vjeç, Hekuran Shkëmbi, 32 vjeç, Redion Xhafa  14 vjeç, Eva Xhafa 18 vjeç dhe Andi Xhafa, 22 vjeç".
     Sipas burimeve të mësipërme, të plagosurit u dërguan në spitalin kirurgjik të Elbasanit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. 
     Mësohet se shkak i aksidentit ka qenë lëvizja e gabuar e drejtuesit të mjetit tip 'Benz' në krah të kundërt të rrugës. /k.s/ 				
				
				
