English

Pesë të plagosur në një aksident në Elbasan, arrestohet shoferi

Elbasan, 1 gusht, NOA – Parakalimi i gabuar i një makine në aksin rrugor Elbasan-Peqin ka shkaktuar përplasjen me një tjetër makinë dhe për pasojë plagosjen e pesë personave.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 të ditës së sotme. Drejtuesi i automjetit tip “Benz” ka bërë një parakalim të gabuar duke u përplasur me një automjet tjetër tip “Skoda”. Përplasja ka qenë e rëndë dhe ka shkaktuar plagosjen e pesë personave që ndodheshin në dy makina.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka bërë të mundur dhënien e ndihmës së parë si dhe dërgimin e të plagosurve në spitalin e Elbasanit.

Ndërkohë që është arrestuar dhe Arben Gjerori, drejtuesi i mjetit që shkeli rregullat e qarkullimit.

Fatmirësisht nga përplasja nuk ka pasur viktima. Ndërkohë të plagosurit mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

NOA

KOMENTE