English

Shkoder; Rikthehen Temperaturat E Larta

A SHKODËR, 1 Gusht/ATSH-G. Marku/- E diela ka rikthyer kushte të mira të motit në qytetin verior. Në ndryshim nga një ditë kur pati reshje shiu dhe ulje temperaturash, sot ka një përmirësim të ndjeshëm. Nga mesdita e djeshme nuk ka reshje shiu, ndërkohë që edhe koha është hapur tërësisht duke rikthyer ndjeshëm rrezet diellore. Edhe temperaturat kanë shënuar rritje duke krijuar kushtet që shkodranët t'i rikthehen sërishmi plazheve të qytetit, atij të Velipojës, në Shirokë apo Zogaj. /f.n/
KOMENTE