Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Akti Final I Helsinkit, Aktual Edhe 35 Vjet Pas Nënshkrimit
English

Akti Final I Helsinkit, Aktual Edhe 35 Vjet Pas Nënshkrimit

TIRANË, 2 Gusht/ATSH/.- "Akti Final i Helsinkit nuk e ka humbur rëndësinë dhe aktualitetin edhe pse është nënshkruar 35 vjet më parë", tha dje Kryetari i Radhës i OSBE-së, Ministri i Jashtëm dhe njëherësh Sekretari i Shtetit i Kazakistanit, Kanat Saudabajev. Sipas zyrës së shtypit pranë OSBE-së në Tiranë, në kuadër të përvjetorit të nënshkrimit të Aktit Final të Helsinkit (1 gusht 1975), Kryetari i radhës i OSBE-së tha se "koncepti novator dhe gjithëpërfshirës i sigurisë, që u themelua nga udhëheqësit e 35 shteteve, në Helsinki, mbetet edhe sot një faktor i rëndësishëm i sigurisë dhe bashkëpunimit në zonën e përgjegjësisë së OSBE-së". Roli jetësor i OSBE-së u vlerësua edhe nga Ban Ki-Moon, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara. Një strehë mbarë-evropiane për sigurinë dhe të drejtat e njeriut e cilësoi OSBE-në, Thorbjørn Jagland, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës. Akti Final i Helsinkit, i nënshkruar nga presidentë dhe kryeministra të 35 shteteve më 1 gusht 1975, u pa si një hap i madh për të ulur tensionet e Luftës së Ftohtë dhe çoi në formimin e një forumi të përhershëm dialogu për sigurinë, Konferenca për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, sot OSBE. Ai theksoi se thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Kombeve të Bashkuara dhe OSBE-së sjell avantazhe shtesë veçanërisht në pesë fusha të rëndësishme, si çarmatimi bërthamor dhe ndalimi i përhapjes së armëve bërthamore, sigurimi i paqes, vëzhgimi ndërkombëtar i zgjedhjeve, mjedisi dhe të drejtat e njeriut. Ndërsa, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior, Anders Fogh Rasmussen tha se "në ditët e sotme, OSBE-ja dhe NATO plotësojnë njëra-tjetrën në fushën e sigurisë edhe përtej Evropës". Akti vendosi një përkufizim tërësor unik për sigurinë, duke përfshirë dimensionet politiko-ushtarake, ekonomiko-mjedisore dhe njerëzore dhe krahas angazhimeve të pranuara më pas nga shtetet pjesëmarrëse vijon të udhëheqë punën e OSBE-së. Një samit që do të mbledhë udhëheqësit e 56 shteteve që përbëjnë OSBE-në sot, është planifikuar për t'u mbajtur në Astana (Kazakistan) përpara fundit të vitit. /m.m//a.ke/
KOMENTE