Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Britani - Cameron Takohet Me Berluskonin Të Mërkurën Në Romë
English

Britani - Cameron Takohet Me Berluskonin Të Mërkurën Në Romë

LONDËR, 2 gusht /ATSH-AFP/ - Kryeministri britanik David Cameron do të takohet me kryeministrin italian Silvio Berluskoni këtë javë, njoftoi një zëdhënëse e kryeministrisë britanike. Cameron do të bisedojë me Berluskonin gjatë darke pune të mërkurën në Romë, bëri të ditur ajo pa dhënë hollësi. Kryeministri britanik mori frenat e vendit në krye të një qeverie koalicioni mes partisë së tij konservatore dhe partisë liberaldemokrate për shkak të mungesës së një mazhorance absolute gjatë zgjedhjeve legjislative të majit. Pas disa muaj mosmarrëveshjesh, Berluskoni e ndërpreu javën e kaluar bashkëpunimin me aleatin e tij kryesor Gianfranco Fini me të cilin ka themeluar partinë Populli i Lirive, PDL, në vitin 2009. Ai siguroi se kjo krizë nuk do të vërë në rrezik stabilitetin e qeverisë së tij, në detyrë që prej dy vjetëve. /I.Pu.
KOMENTE