Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dyndje në Kakavijë, 2.700 emigrantë në 12 orë
English

Dyndje në Kakavijë, 2.700 emigrantë në 12 orë

Kakavijë, 2 Gusht, NOA – Gjatë gjithë ditëve të fundit të muajit korrik ka parur një fluks të lartë të hyrjes së emigrantëve që vijnë nga Greqia, por duket se kjo ditë e parë zyrtare për muajin gusht ka nisur edhe sezonin e pikut për mbërritjen e tyre në Shqipëri.

Një fakt të tillë e tregojnë të dhënat e raportuara nga burimet policore të kësaj pike kufitare nga ana e policisë kufitare në Kakavijë, sipas të cilave, brenda saj vetëm gjatë 12 orëve të fundit kanë hyrë mbi 2.700 persona.

Ndërsa sa u përket automjeteve, janë mëse 700 të tilla, që kanë kaluar traun e doganës greke.

Kjo e fundit mësohet se punon me më pak sportele se pala shqiptare, vetëm 2 të tilla, ndërsa pala shqiptare punon me 5 sportele, për të qenë sa më afër në ndihmë të emigrantëve dhe për ta përshpejtuar procesin e mbërritjes së tyre në vendin e tyre me rastin e sezonit turistik.

Nga ana e saj, policia kufitare e Kakavijës pohon se është e impenjuar që të shmangë të gjitha problemet që mund të shfaqen në këtë pika të hyrjes së emigrantëve për në tokën shqiptare.

Ndërkaq, flukse të mëdha emigrantësh, mësohet se po hyjnë edhe nga pika të tjera kufitare, si ajo e Kapshticës, por edhe porti i Durrësit dhe i Vlorës gjithashtu.

n.e/NOA

KOMENTE