Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjirokastër, në gjendje të dehur, vetplagoset me një plumb 64 vjeçari
English

Gjirokastër, në gjendje të dehur, vetplagoset me një plumb 64 vjeçari

Gjirokastër, 2 gusht, NOA - Vetëm një orë më parë, një 64 vjeçar, Besim Mamo në gjendje të dehur, është vetplagosur me një plumb të qëlluar në pjesën e poshtme të nofullës.

Burime për agjencinë NOA njoftojnë se ngjarja ndodhi rreth orës 13.00 pas mesditës në lagjen Manalat të Gjirokastrës.

Sipas burimeve në sallën operative të policisë së qarkut, ka mbërritur një telefonatë se një shtetas nga lagjia Manalat i qytetit Gjirokastër është plagosur me armë zjarri.

Kjo telefonatë anonime ka vënë në veprim policinë, e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë rrethuar zonën dhe kanë bllokuar të gjitha hyrje-daljet, që të çojnë për në lagjen Manalat, me qëllim izolimin dhe kapjen e autorit të mundshëm, pasi ende nuk dihej si ishte e vërteta.

Pas hetimit të policisë rezultoi se 64 vjeçari, Besim Mamo, lindur dhe banues në Gjirokastër, në gjendje të dehur , ka marrë armën e zjarrit automatike tip Kallashnikov, të cilën e mbante pa leje në banesë dhe pasi ka gjuajtur 3 herë në ajër në taracën e banesës ka zbritur në oborrin e shtëpisë, ku ka qëlluar mbi veten duke u vetplagosur me një plumb në pjesën e poshtme të nofullës së poshtme.

Menjëherë forcat e policisë kanë bërë transportimin e tij për në spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore dhe i është nënshtruar një operacioni, por gjendja e tij shëndetsore është e rëndë ndaj në këto momente Besim Mamo është nisur me helikopter për të marrë mjekim të specializuar në Tiranë.

Nga hetimet e kryera në vendngjarje, por edhe nga deklarimet e bashkëshortes së tij dhe të disa fqinjëve të të plagosurit, rezultoi se shtetasi i lartpërmendur është vetplagosur si pasojë e konsumit të tepërt të pijes alkolike.

Policia sekuestroi në vendngjarje armën automatik, dhe katër gëzhojat.

mit/NOA
KOMENTE