English

Greqi - Normalizohet Pjesërisht Situata Pas Grevës Së Drejtuesve Të Kamionëve

ATHINË, 2 gusht /ATSH-AFP/ - Drejtuesit grekë të kamionëve rifilluan sot punën pas një jave grevë, e cila bllokoi furnizimin me karburant të të gjithë vendit duke vënë në vështirësi të konsiderueshme sektorin e turizmit, burim kryesor kombëtar të ardhurash, në pikën më të lartë të sezonit turistik. Autocisternat rinisën të furnizonin me karburant stacionet e shpërndarëse të naftës dhe ekspertët janë shprehur se situata do të normalizohet duke nisur nga dita e sotme deri nesër. Shumë të punësuar në sektorin e turizmit dhe bujqësisë dënuan ashpër dëmet e pësuara si pasojë e anulimit të rezervimeve nga turistët dhe nga ndalja e furnizimit me prodhime bujqësore të freskëta. Pezullimi i grevës u vendos dje nga gjashtë prej tetë federatave sindikaliste "për shkak të problemeve të krijuara nga ndalimi i furnizimeve me naftë dhe produkte ushqimore të nevojshme"./ /i.p/
KOMENTE