Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosove- Thaçi Takohet Me Drejtuesit E Shoqatave Te Dala Nga Lufta E Uçk
English

Kosove- Thaçi Takohet Me Drejtuesit E Shoqatave Te Dala Nga Lufta E Uçk

PRISHTINË, 2 Gusht /ATSH-B.Jashari/- Kosova do ketë së shpejti ligjin për statusin dhe të drejtat e çdo kategorie që është angazhuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ku përfshihen dëshmorët, invalidët, viktimat civile të luftës, familjarët e tyre, etj, një ligj që pritet të zbatohet nga 1 janari i viti të ardhshëm. "Projektligji për këtë qëllim do të miratohet në mbledhjen e radhës së qeverisë dhe do të procedohet për miratim në Kuvendin e Kosovës", tha kryeministri Hashim Thaçi ne takimin qe zhvilloi me drejtuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së. Sipas tij, ky ligj i ka munguar shtetit të Kosovës dhe për këtë arsye ka munguar dhe përkujdesja ligjore dhe institucionale ndaj kategorive të dala nga lufta e UÇK-së. "Shoqëria jonë është e angazhuar ndaj këtyre kategorive, të cilët kane kontribuar për çlirimin dhe lirinë e Kosovës", u shpreh ai. "Projektligji është tanimë i harmonizuar plotësisht dhe në përputhshmëri me standardet edhe përvojën e vendeve të tjera, të cilat kanë kaluar nëpër periudha të tilla", tha kryeministri Thaçi. Me një nen të veçantë, projektligji i jep Adem Jasharit statusin e Komandantit Legjendar të UÇK-së. "Krahas Komandantit Legjendar, projektligji njeh statusin e veçantë te familjes Jashari nga Prekazi i Skenderajt, ndaj kjo familje do të përfitojë të drejta të përcaktuara nga ky ligj dhe me akte tjera që do të nxjerre qeveria e Kosovës", njoftoi kryeministri Thaçi. Përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së vlerësuan angazhimin e qeverisë për përkujdesjen institucionale dhe ligjore për kategoritë e dala nga lufta. /a.ke/
KOMENTE
  • Gjyla Haziri21:27 - 24 Gusht 2010
    ju lutem kryministrit dhe krejt atyre te kryesuesve te qeveris se as familjaret e te pagjeturve mos te jesin jasht ligjit te shoqatave te dala nga lufta . une e udheheqi OJQ-në zeri i prinderve per te pagjeturit Mitrovicë por nuk e pash per kët kategori ndonji ndryshim. por i lus te gjitha institucionet qe te ndermerret se shpejti diqka per keto familje se edhe keta janë pjes e luftes ne kosovë. : kryetar i OJq-së zeri i prinderve per te pagjeturit mitrovicë Z: Bajram Qerkiniju =falenderojm per mirkuptim =