Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta: Pavarësia E Kosovës Nuk Është Një Çështje E Ngushtë, Por Ndërkombëtare
English

Meta: Pavarësia E Kosovës Nuk Është Një Çështje E Ngushtë, Por Ndërkombëtare

TIRANË, 2 Gusht /ATSH- A.Gegvataj/. - "Shqipëria ka qënë dhe është në aktivitet intensiv diplomatik për çështjen e pavarësisë së Kosovës si dhe në bashkëpunim të ngushtë me SHBA, Britaninë e Madhe, Gjermaninë e vënde të tjera", deklaroi sot zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, gjatë një bashkëbisedimi me përfaqësues të mediave. I pyetur se cili do të jetë qëndrimi i palës shqiptare në mbështetje të Kosovës përballë strategjisë së Serbisë, Meta tha se "qëndrimi ynë do të jetë i mirëkoordinuar me të gjitha këto vënde, pasi pavarësia e Kosovës nuk ështe çështje e ngushtë, por ndërkombëtare". "Pas vendimit të GJND-së, mendoj se mesazhet e të gjithëve janë të qarta. Duhet parë drejt së ardhmes dhe legjitimiteti i shpalljes së pavarësisë nga Kosova është i pacënueshëm dhe i padiskutueshëm", theksoi ai. Shefi i diplomacisë shqiptare nënvizoi se "dëshirojmë që edhe Serbia të shikonte drejt së ardhmes dhe të evitonte iniciativa të njëanshme dhe të padobishme, që thjesht do të shtonin retorikën, por nuk do të ndihmonin askënd që të afrohej më tepër pranë BE-së, as Serbinë e as vëndet e tjera". I pyetur lidhur me deklaratat e ambasadorit shqiptar në Rusi, Sokol Gjoka, për trajnim të diplomatëve tanë atje si dhe bashkëpunimin mes dy vëndeve në fushën e sigurisë dhe shërbimeve sekrete, ministri i Jashtëm, Ilir Meta, i ciliësoi ato të pavërteta. "Shqipëria ka këto marrëdhënie me Rusinë, që i kanë edhe vendet e tjera, anëtarë të NATO-s dhe fushata që për fat të keq ushqehet nga një lloj fobie ndaj një vendi të caktuar, e cila është shoqëruar edhe me disa të pavërteta që i adresohen përfaqësuesit tonë atje, nuk i ndihmon askujt", nënvizoi Meta. /s.s./
KOMENTE