Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Muriqan-Sukobinë; Lehtësi Ne Qarkullimin E Njerëzve Dhe Mallrave
English

Muriqan-Sukobinë; Lehtësi Ne Qarkullimin E Njerëzve Dhe Mallrave

TIRANË, 2 Gusht/ATSH-Mira Shkurta/.-Bashkëpunimi mes dy administratave kufitare e doganore në Pikën e përbashkët Kufitare Muriqan-Sukobinë që lidh Shqipërinë me Malin e Zi, ka rezultuar i suksesshëm, duke bërë të mundur evitimin e rradhëve të gjata të shtetasve që kalojnë nga kjo pike doganore. Komandanti i Pikës Kufitare të Muriqanit, Ilir Hasa, në një bisedë telefonike i tha ATSH-së, se "vetëm të dielën numri i shtetasve që kaluan këtë pikë arriti në 9505, turistë shqiptarë dhe të huaj, ndërkohë që në këtë pikë janë përpunuar 4069 mjete. "Në se nuk do të kishim një bashkëpunim mes administratës sonë dhe asaj malazeze, nuk do të mund të shmangnim radhët e gjata të pritjes së shtetasve që kalojnë kufirin ", tha kryekomisar Hasa. Vetëm në muajin korrik, në doganën e Muriqan-Sukobinë kanë kaluar 150 987 shtetas, nga të cilët në vendin tonë kanë hyrë 98 153 shtetas, ndërsa kanë nga Shqipëria për në Malin e Zi kanë hyrë 53.575. Komandanti i Doganës së Muriqanit tha gjithashtu se muajin që shkoi u përpunuan në këtë doganë 61.471 mjete, nga të cilat në kufirin shqiptar hynë 37 744 mjete, ndërsa kanë lënë Shqipërinë 23 727 të tjera. Pika e Kalimit Kufitar Muriqan-Sukobinë, 14 km larg qytetit të Shkodrës, është pika e parë kufitare e këtij lloji në Ballkanin Perëndimor, pjesë e rrjetit prej 12 pikash kufitare që do të ndërtohen në Shqipëri dhe vendet fqinje, nga një financim i KE-së prej 5.4 milionë euro. Kjo Pikë e hapur në maj të vitit 2002 ka funksionuar për kalimin e njerëzve dhe automjeteve të vogla, në të dy anët e kufirit, ndërsa për mallrat u bë e mundur në qershor të 2009-ës. Pika doganore e kalimit kufitar Muriqan -Sukobinë, u inaugurua në 18 qershor të vitit 2009, në prani të Kryeministri Sali Berisha dhe Kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, si investim i Komisionit Europian (KE) në një vlerë prej 1.1 milion euro. /f.n/
KOMENTE