Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
OSBE - Faktor stabilizues për Evropën?
English

OSBE - Faktor stabilizues për Evropën?

Vjenë, 2 Gusht, NOA – A i duhet më Evropës Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim për të siguruar të ardhmen e saj në mënyrë paqësore?

Më 1 gusht të vitit 1975, u krijua Konferenca për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (KSBE). Ky institucion kishte si synim bashkëjetesën paqësore brenda kontinentit evropian. Qysh prej vitit 1995, emri u ndryshua në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim (OSBE).

Nëntor 1999. Shefat dhe kryetarët e shteteve të OSBE-së mblidhen në Stamboll në samitin e tyre të parë dhe të vetmin deri më sot. Takimi zhvillohet për shkak të luftës në Çeçeni. Grosny është rrënuar krejtësisht, qytetarët vuajnë pasojat e luftimeve të përgjakshme. Kancelari gjerman Gerhard Schröder apelon drejt presidentit rus Boris Jezin: "Zgjidheni këtë konflikt me mjete politike. Respektoni rregullat që që kemi vënë bashkarisht dhe principet e OSBE-së. Mos vini në pyetje besueshmërinë e këtyre principeve dhe madje të kësaj organizate".

Çeçenia është vetëm një shembull për faktin se edhe pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, mijëra njerëz në Evropë humbën jetën për shkak të dhunës dhe terrorit ushtarak. Konfliktet etnike dhe përpjekjet për pavarësi, zunë vendin e dy superfuqive që ndanin Evropën gjatë Luftës së Ftohtë.

OSBE - I vetmi instrument për politikën e sigurisë, në të cilën marrin pjesë të gjitha shtetet evropiane

OSBE-ja ka ndërkohë 55 shtete antare. Kjo organizatë është i vetmi instrument për politikën e sigurisë, në të cilën marrin pjesë të gjitha shtetet evropiane, të gjitha ish shtetet e Bashkimit Sovjetik si edhe SHBA-ja dhe Kanadaja. Dhe pikërisht ky është edhe ndryshimi me NATO-n, në të cilin gjithashtu janë anëtarësuar shumë shtete të ish bllokut të Evropës Lindore.

OSBE-ja ka si synim ruajtjen e sigurisë në Evropë dhe zhvillimin e demokracisë. Shembulli më i fundit është Kirgizia. Gjatë përleshjeve etnike që ndodhën mes shumicës kirgize të popullsisë dhe pakicës uzbeke në qershor të këtij viti, humbën jetën rreth 2000 njerëz. Qindra mijëra të tjerë u arratisën. Ministri i jashtëm gjerman Guido Westerwelle: "Ne po kryejmë bisedime intensive me partnerët tanë të OKB-së, të OSBE-së dhe të BE-së, se çfarë mund të bëjmë për të përmirësuar situatën e të atyre që u detyruan të arratisen për shkak të luftës."

Ndërkohë situata në Kirgizi është qetësuar dhe OSBE-ja ka vendosur të dërgojë një mision policor të paarmatosur në jug të vendit. 50 policët do të kujdesen mbi të gjitha që pakica uzbeke të rifitojë besimin tek forcat kirgize të sigurisë.

160 milionë euro buxhet vjetor

Qendra e OSBE-së ndodhet në Vjenë. Sekretaria e përgjithshme atje ka rreth 175 bashkëpunëtorë ndërkombëtarë, buxheti vjetor përbëhet prej rreth 160 milionë euro.

"Kazastani mban këtë vit kryesinë e OSBE-së dhe ne duam që presidenca aktuale të punojë në mënyrë të suksesshme. Unë gëzohem që do të kem mundësinë për bisedime të shpeshta me kryeministrin Masimov si edhe me presidentin Nasarbajev."

Kancelarja gjermane Angela Merkel e vizitoi reublikën aziatike qëndrore në mes të korrikut. Kazastani është shteti i parë i ish Bashkimit Sovjetik që kryeson OSBE-në. Dhe kazakët i kanë vënë disa synime vetes. Ata duan të zhvillojnë një samit të dytë të shefave dhe kryetarëve të shteteve të OSBE-së.

Sidomos Rusia ka shprehur gjatë viteve të fundit pakënaqësi, sepse sipas saj, debatet mbi demokracinë dhe të drejat e njeriut kanë qënë të njëanshme. Rusia kërkon të debatojë për një kontratë të re për politikën e sigurisë në Evropë me OSBE-në, duke i ulur kështu NATO-s imazhin si qendrën e debateve për politikën e sigurisë në kontinentin evropian.

Deutsche Welle

KOMENTE