Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
OSBE, NATO dhe siguria
English

OSBE, NATO dhe siguria

Hapja e një dialogu të gjerë për të ardhmen e sigurisë së Evropës na jep mundësinë për të mbajtur premtimin solemn që të gjithë kemi bërë: ta bëjmë Evropën një kontinent vërtet të qëndrueshme, të lirë dhe të sigurt

Nga Anders Fogh Rasmussen

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior

OSBE-ja është unike: është organizata që mbart standardet e demokracisë dhe të drejtave njerëzore dhe, për këtë arsye, është quajtur me të drejtë ‘ndërgjegjja’ e kontinentit tonë. Është vendi kryesor për përcaktimin e normave të sjelljes dhe për t'i bërë qeveritë të mbajnë përgjegjësi për shkeljen e tyre. OSBE-ja është, gjithashtu, forumi kryesor për kontrollin mbarë-evropian të armëve dhe për krijimin e besimit dhe luan një rol domethënës në parandalimin dhe menaxhimin e konflikteve. Pa të, synimi ynë për të pasur një kontinent të lirë dhe të sigurt nuk do të realizohej. Me pak fjalë, OSBE-ja mbetet e domosdoshme.

NATO e kompleton punën e OSBE-së në mënyra të ndryshme dhe me një sukses të konsiderueshëm. Partneritetet e Aleancës, ku përfshihen shumë prej vendeve anëtare të OSBE-së, si dhe pranimi i anëtarëve të rinj në NATO, kanë kontribuar në synimet e OSBE-së për të ndërtuar një Evropë të qëndrueshme, paqësore dhe të bashkuar. Programet bashkëpunuese të NATO-s me vendet partnere janë shndërruar në një mekanizëm që promovon idetë dhe vlerat e OSBE-së. Gjithashtu, përfshirja e NATO-s në Ballkan ka krijuar një mjedis të sigurt, ku OSBE-ja mund të luajë rolin e saj në konsolidimin demokratik të këtij rajoni.

Në ditët e sotme, OSBE-ja dhe NATO plotësojnë njëra-tjetrën edhe përtej Evropës. Të dyja këto organizata po ndihmojnë Afganistanin të ecë me këmbët e veta dhe të sigurojnë që ky vend nuk do të jetë kurrë më një strehë e sigurt për terroristët më të tmerrshëm të botës. Kjo tregon potencialin e institucioneve ndërkombëtare për të bashkëpunuar në përballjen e sfidave të përbashkëta. Ka kohë që NATO mbron këtë përqasje gjithëpërfshirëse e cila do të reflektohet qartë në Konceptin e ri Strategjik që do të miratohet nga Aleanca gjatë këtij viti.

Ka ardhur koha për t’i dhënë një impuls të ri debatit mbi sigurinë e Evropës. Vitet e fundit ky debat është rënduar nga mospajtimet në lidhje me politikën e Dyerve të Hapura të NATO-s, sistemin e mbrojtjes nga raketat dhe kontrollin e armëve konvencionale, si dhe nga mungesa e zgjidhjeve për shumë konflikte të ngrira. Në shumë raste, këto mosmarrëveshje duket se kanë vënë aleatët e NATO-s dhe Rusinë kundër njëri-tjetrit, duke krijuar përshtypjen e gabuar të një Evrope që s’ka dalë ende nga ndikimi i Luftës së Ftohtë.

Shumë prej këtyre mospajtimeve bazohen në keqperceptime dhe steriotipe të vjetruara, por që vazhdojnë të na kujtojnë se projekti evropian është ende larg përfundimit. Disa vende vazhdojnë të ndihen të kërcënuar nga fqinjët e tyre, disa të tjerë ende duan të kenë një sferë ndikimi në kurriz të fqinjëve, ndërsa disa vazhdojnë të mos jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën për të zgjedhur lirshëm sistemin e tyre të sigurisë. Për sa kohë që kjo situatë vazhdon, ëndrra e një Evrope të plotë dhe të lirë mbetet ende në sirtar.

Duhet të organizojmë një debat të ri për të ardhmen e sigurisë evropiane – një debat ku të përfshihen në mirëbesim të gjithë shtetet e këtij kontinenti, pa menduar më të keqen për njëri-tjetrin. Mbi të gjitha, kemi nevojë për një debat ku të trajtohen çështje reale dhe jo për traktate dhe konferenca.

Ka shenja shprese se një debat i tillë i ri dhe i fokusuar tashmë ka filluar. Duke u mbështetur në propozimet e Rusisë, Procesi i Korfuzit për një dialog mbi sigurinë evropiane ka krijuar një dinamikë të re premtuese. Meqë të gjitha shtetet e OSBE-së janë të interesuar për sigurinë e kontinentit tonë, do të ishte më se e natyrshme që të jetë OSBE-ja ajo që drejton këtë debat. Megjithatë, unë besoj fort se NATO mund të ndihmojë për arritjen me sukses të këtij qëllimi. NATO mund të ndihmojë në krijimin e një atmosfere bashkëpunuese, sepse tashmë po bashkëpunon me Rusinë në fusha interesi të përbashkët. Gjithashtu, mund të lehtësojmë punën e OSBE-së në menaxhimin e dialogut të gjerë duke përdorur Këshillin NATO-Rusi si një forum për diskutimin e çështjeve specifike të sigurisë në lidhje me marrëdhëniet NATO-Rusi.

Me nënshkrimin e Aktit Final të Helsinkit në vitin 1975, Gerald Ford, Presidenti i SHBA-së në atë kohë, tha se “historia do të jetë gjykatësi i kësaj konference, jo në bazë të çfarë po themi sot por të asaj që do bëjmë nesër – jo në bazë të premtimeve që bëjmë, por të premtimeve të mbajtura.” Hapja e një dialogu të gjerë për të ardhmen e sigurisë së Evropës na jep mundësinë për të mbajtur premtimin solemn që të gjithë kemi bërë: ta bëjmë Evropën një kontinent vërtet të qëndrueshme, të lirë dhe të sigurt.

KOMENTE