Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pakistan - Thërritet Ambasadori Britanik Pas Deklaratave Të Cameron
English

Pakistan - Thërritet Ambasadori Britanik Pas Deklaratave Të Cameron

ISLAMABAD, 2 gusht /ATSH-AFP/ - Islamabadi thërriti sot ambasadorin e Britanisë së Madhe në Pakistan pas komenteve të bëra javën e kaluar nga kryeministri britanik David Cameron për "eksportimin e terrorit" nga Pakistani, njoftojnë burime pranë autoriteteve. Ambasadori britanik Adam Thomson takohet sot me ministrin e Jashtëm pakistanez Shah Mehmud Qureshi rreth orës 11:30 (06:30 GMT). "Ambasadori britanik u thirr sot në Ministrinë e Jashtme. Ai do të takohet me ministrin", i deklaroi AFP-së një burim në ministri, duke shtuar se detaje të jera do të jepen më vonë në një komunikatë. "Mund të konfirmojmë se ambasadori do të takohet me ministrin e Jashtëm", deklaroi një zëdhënës i përfaqësisë britanike në Islamabad. "Është një mbledhje me kërkesën e ministrit të Jashtëm lidhur me vërejtjet e kryeministrit britanik", shtoi ai. Disa deklarata të bëra të mërkurën nga David Cameron, gjatë një vizite në Indi, vend fqinj dhe rival i Pakistanit, kanë shkaktuar një polemikë të fortë me Islamabadin. "Nuk mund të tolerojmë në asnjë rast idenë që ky vend (Pakistani) të bashkëpunojë me të dy palët, në çfarëdo lloj mënyre, të nxisë eksportin e terrorit në Indi ose në Afganistan apo kudo qoftë në botë", ka deklaruar ai. Shërbimet pakistaneze të zbulimit kanë anuluar një vizitë të parashikuar në Britaninë e Madhe në shenjë proteste kundër këtyre deklaratave të David Cameron, njoftoi të shtunën e përditshmja "The Times". /I.Pu.
KOMENTE