Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përmbledhje - Izrael - Goditje Me Raketa Ndaj Qytetit Eilat, Goditet Edhe Porti Jordanez Aqaba
English

Përmbledhje - Izrael - Goditje Me Raketa Ndaj Qytetit Eilat, Goditet Edhe Porti Jordanez Aqaba

JERUSALEM, 2 gusht /ATSH-AFP/ - Qyteti bregdetar izraelit Eilat u godit sot me raketa që nuk shkaktuan viktima në anën izraelite, por plagosën pesë persona në Aqaba, porti fqinj jordanez, tri ditë pas një goditjeje që erdhi nga Rripi i Gazës kundër një qyteti tjetër izraelit. Sipas të dhënave të policisë izraelite, duket se goditjet vinin nga gadishulli egjiptian Sinai. Por, duke dashur të mos shqetësonin Egjiptin, me të cilin Izraeli bashkëpunon në kontrollin e kufirit, drejtuesit izraelitë nuk e përmendën këtë gjë. "Dy raketa ranë në det, dy të tjera me sa duket ranë në territorin jordanez dhe copat e një rakete të pestë kërkohen në veri të qytetit Eilat", bëri të ditur një zyrtar i policisë izraelite, komandanti Moshe Cohen. Ai theksoi se goditjet e kryera në orën 07:45 "vinin nga jugu" duke iu referuar gadishullit egjiptian Sinai, rreth 10 kilometra në jug. Një zyrtar i sigurisë egjiptiane në rajonin Sinai theksoi se "raketat nuk vinin nga Sinai". "Çdo goditje e këtij lloji që nga Sinai do të kërkonte një logjistikë dhe pajisje të paimagjinueshme duke patur parasysh masat e forta të sigurisë në këtë gadishull, veçanërisht përgjatë kufirit me Izraelin", deklaroi ai. Kryetari i bashkisë së Eilatit, Meir Yitzak Halevy, akuzoi në radion publike "fondamentalistë myslimanë të cilët veprojnë" në Sinain egjiptian. Ai qetësoi turistët e shumtë në qytet duke theksuar se mbizotëron qetësia dhe se asnjë masë urgjente nuk është marrë. Një raketë e tipit Grad goditi, në të njëjtën kohë, portin fqinjë Aqaba. Sipas ministrit të Brendshëm Nayef Qadi, ajo ra në një rrugë të Aqabës, pranë hotelit "Intercontinental". Kjo e shtënë shkaktoi pesë të plagosur me kombësi jordaneze, një prej të cilëve rëndë dhe shkatërroi tre automjete, njoftoi një zyrtar i sigurisë. "Hetimi vërtetoi se raketa Grad është hedhur nga juperëndimi i Aqabës, jashtë territorit jordanez", i deklaroi AFP-së i njëjti zyrtar. Më 22 prill, dy raketa u hodhën pa shkaktuar të plagosur pranë qytetit Eilat. Njëra shpërtheu në det ku u gjetën disa pjesë të saj, tjetra në portin Aqaba duke dëmtuar një depo. Këto sulme nuk janë marrë përsipër. Burime izraelite të sigurisë fajësojnë për to rrjete xhihadiste që, sipas tyre, veprojnë në Sinai dhe janë të lidhur me grupe kontrabandistësh dhe janë në konflikt me autoritetet egjiptiane. Qytetet Aqaba dhe Eilat ndodhen pranë e pranë në fund të Gjirit Aqaba, një ngushticë me gjerësi disa kilometra, e kufizuar nga njëra anë me Sinain egjiptian dhe nga ana tjetër e bregut me Arabinë Saudite. Duke mbajtur parasysh pasaktësinë e raketave Grad, me rreze 20 kilometra, një goditje kundër Eilatit mund të arrijë gabimisht në Aqaba. /I.Pu.
KOMENTE