English

Reali mendon për Tevez

Spanjë, 3 Gusht NOA - Pas një rikthimi të tejzgjatur si pasojë e një “depresioni”, të shkaktuar nga dalja e Argjentinës nga Botërori, Carlos Tevez tashmë duhet të bashkohet me skuadrën e tij, por diçka e tillë duhet thënë se nuk mund të zgjasë për shumë kohë.

Nga Anglia janë shtuar zërat për një transferim të tijin në spanjollët e Realit të Madridit. Flitet shumë për një ofertë e cila kap shifrën e 40 milionë eurove dhe këto të fituara si rrjedhojë e një shitjeje të brazilianit Kaka.

Një transferim, i cili me shumë mundësi mund të përfundojë me sukses kjo pasi Tevez, nuk ka qenë ndonjëherë në planet e Mançinit dhe raporti i tyre duhet thënë se nuk ka qenë i shkëlqyer.

r.b/NOA

KOMENTE