Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Roli jetësor i OSBE
English

Roli jetësor i OSBE

Le të gjejmë rrugët se si të përmirësojmë rezultatet, vëzhgimet dhe rekomandimet nga të gjithë mekanizmat e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, duke përfshirë organizmat e traktateve, procedurat e veçanta dhe Vlerësimin Periodik Universal. Pra, qëllimi është të evitohet dublikimi i punës dhe të krijohen sinergji për të arritur objektivat tanë të përbashkët

Nga Ban-Ki-moon

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara

Zor se ka krizë në botë, e cila nuk kërkon bashkëpunim lokal, kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar. Organizatat rajonale si OSBE-ja janë aktorë shumë të rëndësishëm në kuadrin global, të shprehur shumë qartë në Kapitullin VIII të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Prandaj, në janar organizova një takim pune në Nju Jork me kryetarët e organizatave rajonale, ku mori pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së. Kjo ishte një nga përpjekjet e radhës përgjatë viteve, të cilat kanë për qëllim forcimin e marrëdhënieve me tërësinë e aktorëve rajonalë sa të larmishëm aq dhe të aftë.

Nga vetë natyra e saj, OSBE-ja është në pozicion të mirë për t’u përballur me shumë sfida në rajonin e vet. Afërsia fizike ka shumë avantazhe: afërsinë kulturore, historinë e përbashkët, lidhjet e forta, fuqi të qëndrueshme, volinë kohore dhe efektivitetin e shpenzimeve.

Sidoqoftë, thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Kombeve të Bashkuara dhe OSBE-së sjell avantazhe shtesë. Unë shoh pesë fusha të veçanta, praktike për bashkëpunim më të gjerë:

Së pari, çarmatimi bërthamor dhe ndalimi i përhapjes së armëve bërthamore. Këto janë përparësitë e mia kryesore. Po kështu, nuk duhet të lëmë pas dore nevojën për të vepruar në lidhje me armatimet konvencionale. Duhet të vazhdojmë të kërkojmë mundësi për të siguruar që puna e rëndësishme që po bën OSBE-ja për të ndaluar tregtinë e paligjshme të armëve të vogla dhe puna e Kombeve të Bashkuara të plotësojnë njëra-tjetrën.

Së dyti, sigurimi i paqes. Kombet e Bashkuara po punojnë për parandalimin e konflikteve dhe rehabilitimin pas konflikteve së bashku me një sërë institucionesh dhe organizmash të OSBE-së. Megjithatë, ka ende shumë vend për të forcuar bashkëpunimin në drejtimet më kryesore ku preket siguria dhe stabiliteti në rajonin e OSBE-së.

Së treti, zgjedhjet. Kombet e Bashkuara janë duke dhënë ndihmë teknike për ndërtimin e demokracisë në të gjithë botën. OSBE-ja shihet gjerësisht si “standardi i artë” në vëzhgimin ndërkombëtar të zgjedhjeve. Le t’i bashkojmë forcat dhe t’i përdorim në rajone të tjerë me anë këshillimesh e trajnimesh.

Së katërti, mjedisi dhe zhvillimi. Ky vit paraqet dy mundësi të mëdha: e para, Takimi Plenar i Nivelit të Lartë për Objektivat e Mijëvjeçarit për Zhvillim, dhe e dyta të bëjmë të mundur që të ketë progres në trajtimin e çështjeve të ndryshimeve klimaterike. Le të gjejmë mënyra për të përmirësuar strategjitë e provuara tashmë për zhvillim të qëndrueshëm.

Së pesti, të drejtat e njeriut. As siguria dhe as zhvillimi mund të arrihen pa respektuar të drejtat e njeriut. Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut dhe mekanizmat ndihmës të tij vazhdojnë të përfitojnë nga shkëmbimet e informacionit me institucionet e OSBE-së. Le të gjejmë rrugët se si të përmirësojmë rezultatet, vëzhgimet dhe rekomandimet nga të gjithë mekanizmat e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, duke përfshirë organizmat e traktateve, procedurat e veçanta dhe Vlerësimin Periodik Universal. Pra, qëllimi është të evitohet dublikimi i punës dhe të krijohen sinergji për të arritur objektivat tanë të përbashkët.

Në prill, pata privilegjin t’i drejtohem Këshillit të Përhershëm të OSBE-së, për ta çuar më përpara këtë proces. Kam kujtime të bukura gjatë qëndrimit tim si ambasador në Vjenë dhe sidomos gjatë kohës në Këshillin e Përhershëm. Për mua ishte një privilegj i veçantë që pata mundësinë t’i drejtohem OSBE-së si Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, për të parën herë në dhjetë vjet. Tani pres me padurim të vazhdojmë në rrugën e forcimit të marrëdhënieve me OSBE-në si një partner kyç në ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt e më të mirë për të gjithë.

KOMENTE