English

Shba - Muzikë - Album I Ri Me 10 Këngë Të Panjohura Të Michael Jackson

NJU JORK, 2 gusht /ATSH-AFP/ - Kompania muzikore ''Sony Music'' do të nxjerrë në treg një album të ri të mbretit të muzikës pop, Michael Jackson, i cili vdiq vitin e kaluar, njoftoi revista ''Rolling Stone''. Revista ''Rolling Stone'' konfirmoi se Michael Jackson ka incizuar këngë deri tani të panjohura, pjesa më e madhe e të cilave gjatë viteve '80. Frank DiLeo, menaxheri i artistit, i tha revistës se, sipas tij, Jackson mund të ketë rreth 100 tituj këngësh të panjohura, të bëra me muzikantë si Akon, Will.i.am apo Ne-Yo./ a.jor.
KOMENTE