Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqipëria në Panairin e Turizmit të Këlnit, me stendën “Thesaret e Ballkanit”
English

Shqipëria në Panairin e Turizmit të Këlnit, me stendën “Thesaret e Ballkanit”

Këln, 2 Gusht, NOA – “Thesaret e Ballkanit” ishte stenda me të cilën Shqipëria, së bashku me Serbinë dhe Malin e Zi, u prezantua në Panairin e Turizmit i cili u zhvillua në Këln të Gjermanisë gjatë datave 27-29 korrik.

Ky panair është i llojit “Bussines & Bussines” dhe më saktësisht, ka në fokus tregun turistik të autobusave, sektor i cili ka njohur zhvillime të mëdha në vendin tonë, vitet e fundit, ku Shqiëeria përfaqësohet në këtë panair që në vitin 2007.

Tematika e sivjetshme e panairit ishte “Çiklizmi dhe ngjitja malore”, ku së bashku me Agjencinë Kombëtare të Turizmit, promovonin Shqipërinë dhe produktet e tyre, edhe 4 agjenci turistike shqiptare të përzgjedhura në bazë të eksperiencës së tyre në këtë fushë.

Ne funksion të stendës së përbashkët ballkanike, është përgatitur edhe një fletë-palosje elektronike me bukuritë dhe atraksionet turistike të të tre vendeve, e cila iu shpërnda 5000 tour-operatorëve dhe 3000 shoqatave të sektorit.

n.e/NOA

KOMENTE