English

Sport: Barcelona - Messi Kerkon Te Fitoje Tituj

TIRANE, 2 Gusht/ATSH-AFP/. - Sulmuesi argjentinas i FC Barcelona, Lionel Messi, i kthyer ne klub pas pushimeve, konfirmoi te henen se "do te vazhdoje te fitoje tituj". "Objektivat jane te qarte çdo vit, vetem fitore. Ndaj ne do te vazhdojme te fitojme tituj", deklaroi ai ne nje konference shtypi ne Seul. "Ne mendojme se eshte e veshtire, por ne kemi nje ekip shume te mire per te fituar perseri", theksoi ai ne nje konference shtypi organizuar ne kuadrin e turneut aziatik te klubit spanjoll. Barça, me 28 lojtare te saj, ndodhet ne nje turne ne Azi, ku do te zhvilloje edhe disa ndeshje miqesore. /a.ke/
KOMENTE