English

Sport: Boterori 2010 - Fiba Ndalon "Vuvuzelat"

TIRANE, 2 Gusht/ATSH-AFP/. - Federata Nderkombetare e Basketbollit (FIBA) beri te ditur te henen ne nje komunikate shtypi se "vuvuzelat" do te jene te ndaluara ne sallat ku do te luhen ndeshjet e Boterorit 2010 ne Turqi. Patrick Baumann, sekretar i pergjithshem i FIBA, theksoi me kete rast se "vuvuzelat", sipas eksperteve mjeksore, jane te papranueshme ne nje mjedis si sallat e basketbollit. "Eshte ne pergjegjesine tone qe te kujdesemi per lojtaret dhe tifozet. Nje zhurme shume e madhe do te krijonte probleme te komunikimit mes gjyqtareve, duke ndikuar negativisht gjate ndeshjeve", tha ai. /a.ke/
KOMENTE