Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ulqini 2010 Krijon Kontaktet Jo Vetëm Me Qytetarët E Ulqinit Por Me Të Gjithë Shqiptarët E Diasporës
English

"Ulqini 2010" Krijon Kontaktet Jo Vetëm Me Qytetarët E Ulqinit Por Me Të Gjithë Shqiptarët E Diasporës

- Drejtorja e Shtëpisë Botuese 'Toena" shprehet në një intervistë për ATSH-në- TIRANË, 2 Gusht/ ATSH/- "Panairi i Ulqinit është panairi më i dashur per ne, sepse na krijon kontaktet jo vetëm me qytetarët e Ulqinit, por me të gjithë shqiptarët e Diasporës", u shpreh në një intervistë për ATSH-në, Drejtorja e Shtëpisë Botuese "Toena", Irena Toçi, gjatë çeljes së edicionit të 10-të të këtij panairi. I kthyer tashmë në një traditë, në panairin "Ulqini 2010", që u çel mbrëmjen e 28 korrikut dhe që do të qëndrojë i hapur deri në 4 gusht, janë ekspozuar 20 mijë tituj librash, nga të cilat mbi 500 tituj të rinj. Organizimi i këtij panairi shënoi këtë vit edicionin e tij të 10 të, i iniciuar nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë, me mbështetjen e Komunës së Ulqinit dhe të qeverisë së Malit të Zi, dhe që duket se fshiu njëherazi edhe barrierat kulturore që kishin ekzistuar më parë mes dy vendeve fqinjë. "Është një panair, i cili ka arritur të mbledhë figurat më të rëndësishme të politikës, por dhe të letërsisë dhe kulturës sonë nga gjithë rajoni, Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i zi", u shpreh Irena Toçi. Sipas saj, "ky është një panair, siparin e të cilit e kanë çelur ish- Presidenti i Shqipërisë, Rexhep Meidani dhe ai Presidenti i Malit të Zi, por në të kanë qënë prezentë vit pas viti figura politike, por edhe autorë shqiptarë, si Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Rexhep Qosja, etj". E pyetur sesa ka ndikuar ky panair në afrimin e botës shqiptare, Toçi shprehet se "panairi ka ndikuar shumë sepse nëse përpara 10 vitesh ishte e pamundur të kalohej qoftë edhe një libër përtej kufirit, ky panair sot është bërë i dashur për të gjithë dhe do të ishte një absurditet për të gjtihë qytetarët e Ulqinit nëse ky panair të mungonte qoftë edhe për një vit të vetëm". Duke folur për botimet që Shtëpia Botuese "Toena" prezanton në "Ulqini 2010", Toçi thotë se "nga panairi në panair 'Toena' sjell 150 tituj të rinj dhe vjen në këtë panair me një nga shkrimtarët më të mirë, siç është z. Besnik Mustafaj, me 4 prej librave prej tij më të sukseshëm të ribotuar". Toçi bëri të ditur se "ky është një panair të cilin ne nuk e neglizhojmë dhe këtu nuk mungon asnjë nga titujt e rinj që vijnë në treg nga 'Toena'". Drejtuesja e Shtepisë Botuese "Toena", Irena Toçi, flet edhe për impaktin që kanë pasur politikanët pjesëmarrës në këtë panir, duke treguar se "ata kanë qënë shumë të nderuar dhe të kënaqur dhe kanë qënë të gatshëm për të qënë njëra prej hallkave që bashkon shqiptarët e rajonit tonë". "Kultura i paraprin politikës. Politika është e rëndësishme për të krijuar marrëdhënie normale në rajon, është ajo që vendos e që merr vendime, por kultura i zbut këto rrugë dhe i bën ato më të mundura", tha znj. Toçi. Letërsi artistike, autorë shqiptarë e të huaj, histori, botime enciklopedike, guida turistike e harta të çdo lloji, letërsi për fëmijë, fjalorë e metoda për mësimin e shqipes dhe të gjuhëve të huaja, libra utilitarë për zanate e profesione të ndryshme, albume e katalogë gjithfarësh etj. ishin librat që u paraqitën para lexuesve ulqinakë e pushuesve të huaj. Ashtu siç do vit tjetër, në këtë panair merrnin pjesë personalitete nga fusha e kulturës, akademikë, administrata shtetërore, politika, etj. /s.d/s.s./
KOMENTE