Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave rishikon vendimet e deritanishme
English

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave rishikon vendimet e deritanishme

Tiranë, 4 Gusht 2010 NOA/DW - Ani Ruci - Kthimi pronës tek pronari i ligjshëm mbetet një nga problemet ende të pazgjidhura. Për shkak të qëndrimeve abuzive, falsifikimeve dhe korrupsionit pronën e pronarëve të ligjshëm e kanë marrë individë të tjerë

Por një ndryshim i ligjit për pronën, i miratuar nga Parlamenti, kohët e fundit, synon t'i rikthejë pronën pronarit të ligjshëm.

Në bazë të këtij ndryshimi është dhënia e kompetencave ligjore Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të pronave për të rishikuar vendimet e deritanishme, kur ato kundërshtohen nga individë që pretendojnë se janë ata pronarët e ligjshëm.

Amendimi i ligjit të pronave ka rikthyer shpresat tek mijëra pronarë të ligjshëm, që deri më sot nuk kanë marrë pronat e tyre. Këto shpresa mbështeten tek struktura e re që amendimi i ligjit për pronat bëri të mundur që të krijohet: Instituti i Revizionimit, në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.

Drejtori i Përgjithshëm i kësaj Agjencie, Elvis Cefa, thotë se është depozituar një numër i konsiderueshëm kërkesash për rishikim të vendimeve nga Instituti i sapokrikuar.

“Numri i kërkesave që presin një vendim prej këtij instituti ka arritur në më shumë se 7.000. Kjo do të thotë se janë po kaq pronarë të prezumuar që presin një vendim nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit për të njohur të drejtën e tyre të pronësisë”

Një prej këtyre pronarëve është edhe Drini Çaushi. Që prej 15 vitesh ai kërkon pronat e tij në Durrës, që ia ka marrë me vendim gjykate një tjetër. Ai thotë se disponon dokumentet origjinale kurse personi që i mori në vitin 1995 i ka dokumentet të falsifikuara.

Drini ka depozituar kërkesën dhe pret që t'i rikthehet e drejta e pronësisë. “Shpresoj që kjo strukturë e re, Instituti i Revizionimit, të veprojë shpejt dhe të kthejë pronën tek pronari i ligjshëm. Janë bërë shumë padrejtësi, kanë falsifikuar dokumente, kanë marrë pronën e tjetrit. Kam shkuar edhe në dyert e Gjykatave por asgjë.. kam trokitur në dyert e qeverisë, të Parlamentit, por më kanë sorollatur dhe të drejtën time nuk e kam gjetur. Kam shpresa tek struktura e re.

Elvis Cefa që drejton aktivitetin e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka më shumë se shpresë. Ai ka bindje. “Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të pronave nuk mund të krahasohet me asnjë institucion tjetër madje as me Gjykatat. Kjo pasi Agjencia ka database dhe mekanizmat ligjorë për të bërë një hetim administrativ cilësor për pronën, gjë që Gjykatat nuk e kanë.”

Kthim i pronës tek i pronari i ligjshëm- nuk është një mision i pamundur

Ky proces nuk është i lehtë. Ai kërkon kohën e vet dhe maturi për të mos korrigjuar një padrejtësi me një padrejtësi tjetër.

Ekspertët e Institutit duhet të verifikojnë dokumentacionin e dy palëve: personit që ka marrë pronën dhe personit që pretendon se ai është pronari i ligjshëm. “Kthimi i pronës tek pronari i ligjshëm nuk është një mision i pamundur. Në mënyrë kategorike që nuk është kështu. Me kujdes, vullnet dhe bashkëpunim institucional është një mision që do të përmbyllet me sukses,” thotë Elvis Cefa duke folur për radion Deutsche Welle.

Ngritja e Institutit të Revizionimit është pritur ndërkohë me rezerva nga Shoqata ”Pronësi me Drejtësi”.

Burime zyrtare nga kjo shoqatë thanë se suksesi i saj mbetet për t'u parë. Kjo shoqatë këmbëngul që kthimi pronës tek pronari i ligjshëm lidhet edhe me abrogimin e ligjit 7501 i vitit 1992, që ndau tokën sipas parimit komunist “Toka i takon atij që e punon”.

Instituti i Revizionit ka vetëm disa javë që ka filluar nga aktiviteti i tij.

Pala më e interesuar për efikasitetin e tij janë pronarët e ligjshëm dhe qeveria. Të parët për të gëzuar një nga të drejtat themelore të njeriut: qeveria për të përmbushur një nga kërkesat këmbëngulëse të KE për progres në procesin e integrimit europian.

Në Shqipëri nuk funksionon ndonjë strukturë vendase e pavarur për çështjet e pronës që të mos bëjë pjesë në një mënyrë ose në një tjetër në këto dy palë.

Nga organizatat ndërkombëtare të pranishme në Shqipëri OSBE po negocion me Agjencinë Kombëtare të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për të dhënë asistencë në strukturën e sapongritur.

KOMENTE