Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dy elektriçistë vodhën 250 m kabëll të aeroportit, roja i la të lirë
English

Dy elektriçistë vodhën 250 m kabëll të aeroportit, roja i la të lirë

Durrës, 3 Gusht, NOA – Vodhën 250 metra kabëll telefonik në Aeroportin e Rinasit dhe më pas e dogjën, duke e shitur për skrap në një pikë grumbullimi në qytetin e Kamzës.

Ky është akti që kanë ndërmarrë në bashkëpunim me njëri-tjetrin dy persona, duke u ndihmuar edhe nga roja i ngarkuar për të ruajtur këtë sasi kablli, për të vepruar të lirë dhe pa asnjë pengesë.

Ngjarja konfirmohet nga burimet e policisë së Krujës për agjencinë e Lajmeve NOA, duke saktësuar se dy personat që kanë kryer vjedhjen dhe shitjen e kabllit të lartpërmendur kanë mundur të vihen në prangat e tyre.

Mësohet se ata janë 20-vjeçari Ilir Karaj, banues në Fushë-Krujë dhe me punë elektriçistAeroportin e Rinasit, bashkë me Kastriot Dodën, 28-vjeç, banues në Valias, edhe ky me punë elektriçist në këtë aeroport.

Ndërsa i ndaluari i tretë është Sami Kallari, 58-vjeç, banues në Qerekë të Krujës, me punë roje pranë SH.R.S.F “Nazeri 2000”.

Dy të parët, akuzohen për veprën penale të “Vjedhjes”, ndërsa Kallari për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, materialet proceduriale të të cilave iu kaluan prokurorisë së Krujës për hetime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE