Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hero apo tradhëtar? Bradley Manning, i dyshuari për dhënien e dokumentave tek WikiLeaks
English

Hero apo tradhëtar? Bradley Manning, i dyshuari për dhënien e dokumentave tek WikiLeaks

Uashington, 3 Gusht, DW – Për publikimin e rreth 90 mijë dokumentave sekrete të misionit në Afganistan mendohet të jetë përgjegjës një njeri me emrin Bradley Manning. Për disa ai është hero, për disa të tjerë tradhëtar.

Bradley Manning ka njoftuar në blogun e tij se ka dashur të hapë një diskutim mbarëbotëror. "Unë dua tu them njerëzve të vërtetën (...) sepse pa informacione publiku nuk mund të marrë vendime të informuara".

Midis SHBA dhe Britanisë së Madhe

Bradley Manning ka lindur më 1987 në shtetin feredal amerikan të Oklahomës. E ëma e tij është britanike, i ati ushtar amerikan. Kur prindërit ndahen në vitin 2001, ai shkon me të ëmën në Uells, ku shkon dhe në shkollë. Në vitin 2006 kthehet në SHBA, ku jeton me punë të rastësishme dhe udhëton andej këndej. Më vonë i tregon një hackeri se në vitin 2006 ka qenë disa kohë i pastrehë, derisa gjen strehë tek tezja në Potomac, në afërsi të Uashington D.S. Atje merr disa kurse në universitet, derisa në vitin 2007 regjistrohet në ushtrinë amerikane. Gjatë përgatitjes ushtarake në Arizona, ai mëson të punojë për shërbimin informativ ushtarak dhe të përmbledhë dokumenta sekrete.

"Budalla kompjuteri" gjaknxehtë

Gati të gjithë njerëzit që e kanë njohur Manning tregojnë se ai është një njeri i vetmuar. Në shkollë se ka pasur të lehtë, sidomos kur ka qenë në Uells atë e kanë ngacmuar gjithnjë duke u parë si njeri i çuditshëm. Shokë nuk ka pasur shumë, me ata që ka kontakte më të ngushta ndan pasionin për kompjuterin. Në shumë çështje ai bën me kokën e vet, për të mbrojtur mendimin e tij ngre dhe zërin. Një ish-shok i shkollës e tregon si "pak gjaknxehtë".

Ai vetë e quan veten "humanist" jo fetar, këtë e shkruan edhe në varëset e çelësave që i bën vetë. Në ushtri ka pritur gjithë kohën që ta përzenë për shkak "të sjelljes së papërshtatshme".

Nga tifoz ushtrie, në rrezik sigurie

Që kur ka qenë i mitur Manning ka thënë se ëndrra e tij është të bëhet "ushtar". Në fillim të qëndrimit në ushtri ai është përkushtuar me gjithë zemër. Gjithçka ndryshon kur shikon se si policia irakiane arreston 15 vetë, sepse zotërojnë shkrime "antiirakiane". Në to bëhej fjalë për kritikë ndaj kryeministrit Nouri al-Maliki. Më vonë atij i bëhet e qartë, siç shkruan edhe vetë: "Unë jam krejtësisht kundër asaj, për të cilin jam aktiv". Që prej këtij momenti ai i kushtohet më shumë çështjeve sociale. Si homoseksual i deklaruar lufton për transparencë më të madhe në çëshjtet e homoseksualitetit në ushtri.

Kur qëndron si i dislokuar në Bagdad, fillon të përdorë njohuritë e tij në kompjuter jo më për punëdhënësin por kundër tij. Ai ka akses në dokumenta sekrete dhe akuzohet ti ketë dërguar WikiLeaks-it në prill të 2010-ës regjistrime në video, ku shihet si nga një helikopter ushtarët amerikanë qëllojnë mbi irakianët. Në chat me hackerin "Lamo", ai thotë se zotëron mbase sasinë më të madhe të dokumentave të vjedhura në historinë e Amerikës". Faktin që nuk ka pasur hezitime për ti shpërndarë materialet, e tregon në një chat tjetër: "Sikur të kishe akses në dokumenta sekrete, 14 orë në ditë, shtatë ditë të javës, më shumë se tetë muaj me radhë, atëherë çfarë do të bëje ti?" Kësaj pyetjeje, Manning duhet ti përgjigjet para hetuesve në Uashington. Aty ai ndodhet në burg.

Deutsche Welle

KOMENTE