English

KS, Rusia: Hyseni të flasë privatisht në KS, jo si ministër

Nju Jork, 3 gusht, NOA – Rusia, kryesuesja e radhës së Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara nuk ka pranuar kërkesën e ministrit të Jashtëm të Kosovës, Skënder Hyseni për të përfaqësuar Kosovën në këtë mbledhje të Këshillit të Sigurimit, si kreu i diplomacisë së shtetit të ri.

Rusia ka këmbëngulur që ministri Hyseni të flaës si person privat, duke ripërsëritur dorazi edhe kundërshtimin e saj ndaj Kosovës, qysh përpara mbledhjes së KS-së.

Këtë lajm e publikoi sot agjencia serbe e lajmeve, Tanjug, e cila nënvizoi se “Rusia nuk ndryshon mendim ndaj Kosovës, duke mbështetur parimin e integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Serbisë si dhe nevojën për zbatimin strikt të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit”.

Deklarata ishte bërë nga ministria e Jashtme e Rusisë, në hyrje të takimit të Këshillit të Sigurimit, për Kosovën, të thirrur nga Rusia.

Tanjug, shkruan, se pikërisht mbi këtë kornizë ligjore, mbështetet kundërshtimi i Rusisë, sipas të cilës korniza është e detyrueshme për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, ruajtjen e sigurisë dhe për mosnjohjen e shpalljes së pavarësisë së njëanshme nga Kosova.

mit/NOA
KOMENTE