Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta: Tadiç në Shqipëri? Kemi vullnet për marrëdhënie sa më të mira me Serbinë
English

Meta: Tadiç në Shqipëri? Kemi vullnet për marrëdhënie sa më të mira me Serbinë

Tiranë, 3 Gusht, NOA – “Ne kemi treguar vullnetin për marrëdhënie sa më të mira edhe me Serbinë, pavarësisht nga mospajtimet thelbësore që kemi sikurse është çështja e pavarësisë dhe e statusit të Kosovës. Por ka dhe shumë interesa të tjera të përbashkëta që kanë të bëjnë me paqen, stabilitetin në rajon, shkëmbimet ekonomike dhe mbi të gjitha me integrimin evropian të vendeve tona”.

Kështu u shpreh sot kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta në një deklaratën të tij për median lidhur me vizitën e paralajmëruar të presidentit serb, Boris Tadiç në Tiranë.

"Në kuadër të zhvillimeve dhe të debateve tashmë të bëra të njohura dhe nga mediat ndërkombëtare pas vendimit këshillimor të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, dua të nënvizoj se çdo iniciativë e njëanshme e cila synon të vërë në diskutim pikërisht autoritetin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, do të ishte krejtësisht e papranueshme, por njëkohësisht e dëmshme për stabilitetin dhe paqen në rajonin tonë, aq më tepër nëse kjo do të vinte nga Serbia, vendi i cili i kërkoi mendimin Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila atëherë u shpreh që do të respektonte çdo vendim të kësaj gjykate. Unë theksoj se është shumë e rëndësishme që pas këtij vendimi të shikohet përpara. Dua të rikonfirmoj se për ne çështja e pavarësisë së Kosovës dhe statusit të saj, por edhe që i takon së kaluarës. Ndërsa bashkëpunimi midis Kosovës dhe Serbisë është i domosdoshëm, por për çështje të një rëndësie dhe karakteri praktik në interes të qytetarëve, por edhe në interes të integrimit evropian të të dyja vendeve", tha ai më tej në lidhje me pavarësinë e Kosovës.

Z. Meta, kemi pasur një deklaratë nga z. Xhafa i cili ka deklaruar se nuk mund të kemi reformë zgjedhore pa hetimin e zgjedhjeve të shkuara. Sipas tij ai ka shprehur gatishmërinë e grupit parlamentar të PS për t’u mbledhur që tani në një seancë të posaçme parlamentare. Cili është qëndrimi i LSI-së për këtë?

Jam i habitur nga kjo deklaratë, pasi maxhoranca prej kohësh ka qenë e hapur për transparencën e procesit zgjedhor, madje, sikurse e dini, edhe Kryeministri Berisha është shprehur në favor edhe të riformatimit të komisionin hetimor parlamentar, meqenëse opozita e bojkotoi seancën parlamentare për krijimin e këtij komisioni, pastaj për çështjet e tjera dihet që pengesë deri tani ka qenë vetë opozita për fat të keq. Ajo nuk ka shfrytëzuar instrumentet e saj kushtetues dhe ligjor.

Mediat serbe kanë folur për një vizitë të mundshme të Tadiç në Shqipëri. Ndërkohë që nuk kemi një konfirmim zyrtar nga pala shqiptare. Ç’mund të na thoni për këtë?

Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë kanë njohur një progres të vlerësuar si nga BE, SHBA e faktorë të tjerë, në interes të paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë, por dhe të perspektivës së përbashkët evropiane.

Gjatë kësaj periudhe ka pasur shkëmbime vizitash dhe marrëdhëniet bilaterale kanë ecur në mënyrë të vazhdueshme. Shqipëria ka marrëdhënie të shkëlqyera me të gjithë vendet fqinje dhe me të gjithë vendet e rajonit.

Kjo është politika rajonale e Shqipërisë, e ndërtuar me vullnetin e mirë, e vendosur për të pasur marrëdhënie të shkëlqyera me të gjitha vendet.

Natyrisht ne kemi treguar vullnetin për marrëdhënie sa më të mira edhe me Serbinë, pavarësisht nga mospajtimet thelbësore që kemi sikurse është çështja e pavarësisë dhe e statusit të Kosovës.

Por ka dhe shumë interesa të tjera të përbashkëta që kanë të bëjnë me paqen, stabilitetin në rajon, shkëmbimet ekonomike dhe mbi të gjitha me integrimin evropian të vendeve tona.

Besoj se këto marrëdhënie do të ecin përpara dhe ne shpresojmë që Serbia të reflektojë pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe të shohë përpara për të ardhmen evropiane të saj dhe të gjithë rajonit tonë.

NOA

KOMENTE