Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një grup racistësh grekë masakrojnë të riun shqiptar në Athinë
English

Një grup racistësh grekë masakrojnë të riun shqiptar në Athinë

Kryetarja e Këshillit Bashkiak të Diavatasë, Anastasia Vorgiatzidou, tha sot, se incidentet me shqiptarët janë bërë problematike. Vorgiatzidou foli dhe për përleshjen mes tre grekëve dhe pesë shqiptarëve të enjten në mbrëmje, ku katër prej tyre mbetën të plagosur nga goditjet me thika mes tyre

Athinë, 3 Gusht 2010 NOA – Tortura të frikshme ka duruar në trupin e tij një 20-vjeçar shqiptar pasi u sulmua nga një grup i madh racistësh grekë të identifikuar nga policia si grup i ekstremit të djathtë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Dhiavatasë në Greqi, raporton korrespondenti i agjencisë NOA, duke cituar burime zyrtare nga policia helene.

Policia theksoi faktin se masakrimi i shqiptarit erdhi pak ditë pasi në zonën e Dhiavatou Imathias, kishte ndodhur një përleshje mes pesë të rinjsh shqiptarë dhe 3 djemsh grekë, banorë të zonës.

Ngjarja ndodhi kur pesë grekë të hipur një autoveturë, ndoqën nga pas një djalë shqiptar, i cili ishte duke u përpjekur të gjente një biletë për t’u larguar nga Dhiavato. Sipas dëshmisë së të riut, ai kishte vendosur të braktiste këtë qytet për shkak të sinjaleve të shumta raciste me të cilat po përballen shqiptarët atje duke pohuar se dhe shumë të tjerë ishin larguar këto ditë.

E ndërsa ishte duke evituar pikërisht mundësinë që të bëhej pre e sulmit racist, 20-vjeçari ka shkuar në stacionin e autobusëve për të blerë një biletë.

Në këto momente, grupi racist ndali makinën dhe që të pestë iu vërsulën shqiptarit të pambrojtur duke e qëlluar me grushte, shkelma dhe sende të forta në kokë dhe në trup e me sharje nga më të rëndat.

Pasi e shtrinë të përgjakur në tokë, racistët nuk kanë reshtur ta godasin sa të mundnin të riun shqiptar, kurse shumë njerëz që gjendeshin rastësisht si kalimtarë, ndërhynë duke u përpjekur të ndalin agresorët vetëm pasi kishin kaluar disa minuta.

Policia pohoi se gjithsesi afrimi të kalimtarëve dhe ndërhyrja e tyre ishte shpëtimtare pasi dhuna fizike ishte aq e egër sa i riu mund të mbetej i vdekur në vend.

Në pak çaste, që të pestë u zhdukën me makinën e tyre nga vendngjarja, kurse i dëmtuari u dërgua për mjekim.

Policia tha se i plagosuri nuk paraqiste rrezik për jetën.

Sakaq, frika ka kapluar tërë zonën e Dhiavaton Imathias. Shumë shqiptarë janë larguar nga zona, nga revanshi racist që ka përfshirë shumë të rinj grekë.

Kryetarja e Këshillit Bashkiak të Diavatasë, Anastasia Vorgiatzidou, tha sot, se incidentet me shqiptarët janë bërë problematike.

Vorgiatzidou foli dhe për përleshjen mes tre grekëve dhe pesë shqiptarëve të enjten në mbrëmje, ku katër prej tyre mbetën të plagosur nga goditjet me thika mes tyre. Sipas znj. Vorgiatzidou, në gjendje më kritike ishte një 17-vjeçar grek, banor i zonës, i cili tani e ka kaluar rrezikun për jetën. Sherri kishte nisur nga sharjet që dy djem shqiptarë, vëllezër, 20 dhe 22 vjeç, ngacmuan 17-vjeçarin grek duke e fyer për mënyrën si ai i jepte biçikletës.

n.s/r.n/NOA

KOMENTE