Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rezoluta kundër Kosovës në KS, Franca: Kundërshtimi i GJND-së, shkelje e së drejtës ndërkombëtare
English

Rezoluta kundër Kosovës në KS, Franca: Kundërshtimi i GJND-së, shkelje e së drejtës ndërkombëtare

Beograd, 3 gusht, NOA – Franca nuk mbështet rezolutën kundër Kosovës të paraqitur sot nga Serbia nnë mbledhjen e këshillit të Sigurimit, duke e quajtur atë të papranueshme, aq më tepër kur me këtë rezolutë të Serbisë, vihet në dyshim opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, i cili vendosi se Pavarësia e njëanshme e Kosovës nuk bie në kundërshtim me të Drejtën ndërkombëtare.

Këtë deklaratë e bëri për gazetën e Beogradit, “Press”, përfaqësuesi i ambasadës së Francës në Beograd, Mishel Sharbonje, i cili deklaroi se “për Parisin është e papranueshme rezoluta për Kosovën, të cilën Serbia e ka paraqitur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe se Beogradi nuk është konsultuar me Francën për këtë dokument të propozuar”.

“Ky propozim, me të cilin bëhet thirrje për negociata për çështjet e pazgjidhura, përkatësisht për çështjen e pavarësisë së Kosovës, është manovër jokonstruktive, me të cilin synohet, që të vihet në dyshim mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, nënvizoi Sharbonje.

Sipas diplomatit francez, vënia në dyshim e legjitimitetit të Pavarësisë së kosovës, me këtë rezolutë, do të thotë kundërshtim i GJND-së dhe shkelje e së drejtës ndërkombëtare.

Mishel Sharbonje ritheksoi se Franca mbështet mendimin e Gjykatës së Hagës, duke e cilësuar atë si shumë të qartë, një mendim i votuar me shumicë votash nga gjyqtarët e GJND-së, që vlerësuar se asnjë prej argumenteve kundër pavarësisë së Kosovës, nuk është i pranueshëm për të Drejtën Ndërkombëtare.

mit/NOA
KOMENTE